Beogradi ka reaguar për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Prishtinës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç thotë se ndjehet i habitur nga reagimi i Brukselit.
“Rama e tha troç! Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një shtet me një president, një politikë të jashtme dhe një politikë sigurie dhe askush nuk e kritikon atë”, u shpreh ai për Tanjug.
Daçiç hoqi një paralele me Republikën Serbe në Bosnje.
“Çfarë duhet të bëjmë ne? Të themi edhe ne që me Republikën Serpska duhet të ketë vetëm një president, një politikë të jashtme dhe një politikë sigurie?”, shtoi kryediplomati serb.
Sipas Daçiç, Serbia po u qëndron larg provokimeve, por sërish merr koston e padrejtë të kritikës nga BE.
“Dhe le të dalë dikush e të thotë se nuk ka standarde të dyfishta këtu”, deklaroi ai.
o.j/dita

Rama e ka ate te mete ,
qe flet Troc i mungon ai sensi i te qenit Diplomatik ,
ne raste te Tilla .
Kjo vjen edhe nga qejfi qe ka ,
me cpu nga pas serbin 🙂
Ne i dime hallet tona dhe te gjithe ballkanit:
Por,urtia mbas kuvendit dhe trimeria mbas luftet.Jo nuk i duhet kujte gja.Por edhe urtia kur nuk asht vendi dhe koha nuk duhet shpallur.Cdo gja me kohen me normen e shatit.