Daçiç: Dhjetëra vende do tërheqin njohjen për Kosovën

Leda Hysa

Pas raportimeve të fundit për tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Liberia, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se “kjo tërheqje e njohjes është në mesin e dhjetrave të tjera që po shqyrtojnë vendimet e tyre.

“Të paktën dymbëdhjetë vende aktualisht po e masin qëndrimin ndaj Kosovës. Shumë vende e kanë njohur Kosovën pa pasur informacionin e duhur dhe tani, kur e shohin se si ndodhen gjërat, ata po i shqyrtojnë vendimet, kështu që kemi arsye të besojmë se numri i njohjeve do të bjerë nën 100 dhe pastaj e ashtuquajtura Kosova mund të ëndërrojë vetëm të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare”, tha kryediplomati serb për “Veçernje Novosti”, transmeton Klan Kosova.

Homologu nga Kosova i Daçiçit, Behgjet Pacolli ka përgënjeshtruar lajmet se Liberia ka tërhequr njohjen e shtetësisë së Kosovës.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Nderkohe qe rospijet rilindjote merren me promovimet e katrahurave te tyre neper bote duke paguar miliona euro, serbet po lobojne dinakerisht kunder njohjes se pavaresise se Kosoves. Jepini shoke se keta rilindjotet na dolen me antishqiptare se saliu!

  • I dashur Dacic! Te dashur serbe! Eshte realitet Kosova! Doni apo s’doni! Eshte aty krahas jush! Sa me shpejt ta kuptoni aq me mire! Une e kuptoj se nuk eshte e lehte te kesh kosovaret ne kufi ashtu sic nuk eshte e lehte te kesh Berishen ne opozite dhe ne pushtet! Poshtersia e tij eshte epokale! Si ka mundesi qe Zoti lejon te rriten njerez te tille? Une jam serb lindgur dhe rritur ne Shqiperi! Eshte koha e paqes!

  • Ore Kosova ka marre fund e ju thoni jo nen 100 jo mbi 100..

    Kosova eshte me vete!!!!!! Ka mbaru!!!!! Bac u kry !!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *