Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç nuk ka shprehur habi për fitoren e opozitës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Pasi, sipas tij, ai ishte informuar se nga kush pritej të fitonte gjatë një bisede me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer.në një takim të kohëve të fundit, atij i ishte thënë se Lëvizja Vetvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalin fituese në zgjedhje dhe do të krijojnë koalicion.
Daçiç deklaroi: “Nuk është e rastësishme. Amerikanët kanë thënë se tani është çështje pak më e komplikuar sepse për herë të parë do të merren me një parti e cila është e idesë për krijimin e Shqipërisë së Madhe”.
Ai ka shtuar se duhet pritur për deklaratat e reja nga Albin Kurti e Isa Mustafa, sepse “është një gjë kur dikush flet nga opozita, e diçka tjetër kur hynë në qeverisje”.
Ministri theksoi: “Ne nuk mund të ndikojmë tek ata që shqiptarët e Kosovës zgjedhin, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë pa marrë parasysh nëse dikuj i pëlqen apo jo ajo parti. Në çfarëdo rrethane, pres të vazhdohet dialogu, të heqet taksa dhe me këtë të krijohen kushtet për kërkim të një zgjidhje kompromisi”.
e.ll./dita

o daç që je i qut ti nuk e vëmë në dyshim!!
kopil prizreni je,por që nuk ke llogarit që dobiçi i tironës ka marr më të qutin që ka shqiptarët,ma “kopilin” si i themi ne,atë që ka lexu 1milion e 324 mijë herë më shumë se meta,dhe ai të sjell vërdall dhe ty e vuçiçin!!
a je lodh shum o daçe??
a me të vërtetë e qu meritë se e “ke pas ditë” që do fitojë opozita??
uau e fortë kjo!pas tërë atyre vjedhjeve që ka bërë thaç e vesel,prap duhen me i votu??
ça janë ata!shqiptar të shqipërisë që sa më shumë të vjedhësh aq më shumë të votojnë?
kurti mori votat, si eksponent i vijes se ..”ashper” . le t’i dale per zot, ose te mos ..vjedh asnje qindarke nga gjaku i kosovareve te ndershem .
Bisedime per cka me Serbine? Per me humb ate qe kemi fituar ne lufte?! Cka me diskutuar me nje shtet qe nuk te njeh?!
Nuk me njeh, nuk te njoh edhe pike! Reciprocitet ne cdo veprim.
Po kosovaret nuk i fuan njerezet e Stanishiqit , aq pak sa edhe ldk u detyruar mos me dale me titistin Mustafaj e me vu Vjosen qe nuk eshte pionere e komunizmit!
Po do e kete ma veshtire me luajt me ne tash Serbia se populli zgodhi njerezet pikerisht per kete arsye : me i thane stop diskutimeve kot me Serbine edhe pazareve ne kurriz tone e te ceshtjes kombtare!
Po dredh bishtin albini ne kete pike , populli do teagoje edhe per te !