Daçiç: Kosova të marrë territorin në jug të lumit Ibër, Serbisë t’i dorëzohet veriu

Dita

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se idesë së autonomisë së Kosovës, të propozuar nga presidenti serb Tomislav Nikollic, i ka ikur koha.

Daçiç ka thënë se kosovarët nuk do ta pranonin një gjë të tillë, ashtu sikur serbët nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Daçiç mendon se Serbisë nuk do t’i kërkohet ta njohë pavarësinë e Kosovës si kusht për integrim në BE, pasi, sipas tij, as BE­ja nuk mban një qëndrim karshi shtetësisë kosovare.

“Për momentin, askush në Bruksel nuk e di se çfarë do të përmbajë marrëveshja. Mirëpo, është e vërtetë se neve do të na kërkohet të nënshkruajmë një marrëveshje ligjore me Prishtinën”, ka thënë ai për gazetën “Vecernje Novosti”, transmeton Klan Kosova. Sipas tij, zgjidhja ideale e çështjes së Kosovës do të ishte ndarja e saj. Kosova do të merrte territorin në jug të lumit Ibër, kurse Serbisë t’i dorëzohej veriu.

Share This Article
1 Comment
  • e po te japesh troje shqiptare qe te marresh troje shqiptare!!!!! Njesoj si nje hajdut qe te vjedh dhe pastaj te kerkon send tjeter te te jape sendin e vjedhur. Greko-serbi e kane kuptuar se e kane humbur davane se deri dje ne ishim te izoluar dhe kishin ata perkrahje nga ana e perendimit por sot, perendimi dhe ne radhe te pare Amerika ka faktor partneriteti shqiptaret dhe jo greko-serbet qe i falen Putinit, ndaj synojne te marric dicka se me keto ritme, do humbin gjithshka. Sa per kufirin, ata pallavrat e bashkimit ne BE nuk i ha kush sepse po te ishte keshtu nuk do acaroheshim me grekun per kufirin ne det sepse kufiri sic ka qene, do te jete i rendesishem sepse ka shume interesa qe lidhen me te. Nese BE do te promovoje nje strukture ku kufiri humbet rendesine, atehere le te heqin dore te paret ata duke filluar nga gjermani e me tej i flamujve, himneve, pasaportave etj etj dhe pastaj te quhen te gjithe thjesht europiane dhe cdo pasuri natyrore te ndahet mes te gjitheve njelloj (dhe atehere nuk ka rendesi dhe kufiri ne jug me Greqine). Deri atehere, ne nuk mund te bejme ‘internacionalistin’ qe e beme 45 vjet, nderkohe qe greko-serbi vazhdon me nacionalizmin primitiv agresiv sikur te ishim nje shekull me pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *