Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të 6 tetorit të votojnë për Listën Serbe, partinë politike që mbështetet në mënyrë të drejt për drejt nga Beogradi.
Ministri Daçiç u shpreh se kush nuk voton për Listën Serbe është kundër shtetit serb.
Ai shtoi: “Kjo më nuk është çështje partiake, por Prishtina dëshiron që dikush tjetër t’iu zgjedh përfaqësuesit dhe që në Parlamentin e Kosovës të hyjnë serbët të cilët janë kundër shtetit të Serbisë”.
Nga ana tjetër, Nenad Rashiç, një politikan i Kosovës me origjinë serbe ka vendosur kandidaturën për kryeministër si përfaqësues i partisë serbe Liria në Kosovë.
Në spotin e tij elektoral Rashiç në gjuhën shqipe i kërkon elektoratit të Kosovës që ta votojnë për të hequr qafe Listën Serbe, partinë të cilën e quan “monstër politike”./ TCh
e.ll./dita
