Daçiç: Maqedonia të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës

redaktor

Kontesti midis kishës ortodokse të Serbisë dhe Maqedonisë si dhe qëndrimet e kundërta për shtetin e Kosovës janë çështjet e hapura mes dy vendeve.

Ky ishte përfundimi i përbashkët i kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, pas takimit zyrtarë të zhvilluar sot në Shkup.

Kryeministri serb kërkoi nga Qeveria e Maqedoni që të përmbahet kur është fjala për pavarësinë e Kosovës.

“Ekzistojnë  vetëm dy çështje të cila munden të quhen problematike. Njëra është raporti midis dy kishave, ndërsa tjetra është raporti drejt Kosovës dhe Metohisë për çka, potencoj, dallohen pozicionet e Serbisë dhe Maqedonisë. E luta kryeministrin Gruevski që vendi i tij të përmbahet kur është në pyetje Kosova, që ne të arrijmë një zgjidhje kompromisi”, deklaroi Daçiq.

Daçiq, mes tjerash, theksoi se vendi i tij është për paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin sepse konsideron se me dialog mund të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *