Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i ka bërë thirrje Ishujve Komore që ta rishikojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që ky shtet e ka marrë në vitin 2009.
Daçiç, i cili gjendet në këtë vend momentalisht, ka thënë se ky vendim i Ishujve të Komoreve është kundër parimeve që vet ky shtet i mbron kur është fjala për integritetin territorial.
“Ne që kemi probleme të njëjta, duhet ta mbështesim njëri-tjetrin. Në këtë kuptim, duam ta lusim qeverinë, presidentin, kabinetin e ministrit që ta tërheqin njohjen, sepse Kosova është si Katalonja dhe ne angazhohemi për dialog, por jemi kundër akteve të njëanshme”, ka thënë ai.
Daçiç, kohët të fundit, ka nisur një fushatë lobimi kryesisht në shtete të Botës së Tretë duke u bërë thirrje që ta tërheqin vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Për këtë arsye ai është përplasur me Behgjet Pacollin, kryesisht rreth lajmeve se Surinami dhe Guinea Bissau kanë marrë vendim për të tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës.
Nga ana tjetër, pavarësisht kësaj fushate të egër të kryediplomatit serb, i cili mbështetet edhe nga Rusia, President Thaçi ka shfaqur gatishmërinë që të shkojë në Bruksel për bisedime me Serbinë, pa e ngritur këtë çështje para zyrtarëve evropianë.
s.a/dita

Shih si e paraqet serbi shkeputjen e Kosoves!
Perse?!
Sepse Serbia NUK I KA KERKUAR ENDE FALJE KOSOVES!
Po ti kishte kerkuar falje dhe te pranonte krimet e bera, nuk do vente Ministri i Jashtem serb te brockulliste keshtu.ne asnje vend.
Kosova duhet te nderprese cdo bisedim me Serbine para se ajo te kerkoje falje me rezolute parlamentare dhe falja te pranohet po me rezolute parlamentare nga Kosova!