Serbia është e përkushtuar për dialogun me Kosovën, por bisedimet do të vazhdojnë vetëm pasi pala serbe të marrë informacione konkrete lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.
Gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se presin që autoritetet kosovare të identifikojnë dhe ndjekin penalisht personat përgjegjës.
“Vrasja e Ivanoviçit përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Daçiç, duke theksuar në të njëjtën kohë se anëtarësimi i plotë në BE mbetet prioritet absolut i politikës së jashtme serbe.
Por, në një intervistë për radiotelevizionin e Vojvodinës, kryediplomati serb i quajti jo realiste pritshmëritë e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn lidhur me Kosovën.
“Nëse ata presin që ne ta njohim pavarësinë në vitin 2018, besojnë në përralla”, ishte komenti i Daçiçit.

Pergjigja nga BE-ja ndaj dacic do te ishte,Kosova ne BE dhe Serbia ne protje te rradhes. Vetem keshtu i tregohet vendi ekstremizmit e nacionalizmit fars dhe pushtuesit shekullore te trojeve ILIRE.Mjaft eshte MJAFT me poliiken serbe,qe ngado qe ta rrotullosh vetem poshtersi,krime e gjak shikon e lexon per historine serbe.BE-ja duhet e njohe e vleresoje rrealitetin dhe te mos toleroje me persekutoret,por ti tregoje vendin duke nderuar viktimat duke i bere pjese te BE-se.