Daçiç: Shqipëria e Kosova do bashkohen është çështje kohe

Bora Basholli

Për Serbinë është çështje kohe derisa Kosova dhe Shqipëria të bashkohen, pasi sipas ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç nuk mund të ketë dy shtete shqiptare në Ballkan.

Deklaratat e kreut të diplomacisë serbe erdhën gjatë një interviste për televizionin rus “Russia Today”, ku foli edhe për samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlinit. Sipas tij, ky takim nuk do të bëjë të mundur vazhdimin e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Daçiç theksoi se krijimi i Shqipërisë së Madhe është kërcënimi më i madh për stabilitetin e rajonit të Ballkanit. Ai foli për krijimit të kombeve sipas vijave etnike, duke theksuar se kombi shqiptar nuk mund të ketë dy shtete.

“Çdo njëri duhet ta ketë të qatë se asnjë komb në Europë nuk ka dy shtete. Populli shqiptar nuk mund të ketë dy shtete. Kjo utopi duhet të marrë fund. Ata që mbështesin Kosovën, mbështesin edhe Shqipërinë e Madhe, sepse është çështje kohe derisa Kosova dhe Shqipëria të bashkohen”, tha Daçiç.

Intervista e tij me “Russia Today” vjen disa javë pasi Kremlini ka paralajmëruar hapur qeverinë shqiptare nëpërmjet një deklarate diplomatike, të distancohet nga deklaratat për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Sipas Rusisë, liderët shqiptarë po përgatiten për “plane të rrezikshme gjeopolitike”.

Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Jashtme Ruse bëri të ditur se Moska e konsideron të papranueshme deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama në mars se Kosova është “pjesë e Shqipërisë”.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova deklaroi se Rusia nuk mund të qëndronte e heshtur ndaj kësaj deklarate.

“Fillimisht menduam nuk e kishim përkthyer mirë këtë deklaratë, prandaj kemi kontrolluar disa herë”, tha Zakharova.

Kryeministri shqiptar e lidhi zbatimin e këtij plani me korrigjimin e kufijve që diskutohen në mënyrë aktive për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës” tha ajo.

Reagimi i ashpër i Moskës vjen mes një sërë raportesh në media ruse, por edhe serbe, se liderët shqiptarë po përgatiten për krijim e Shqipërisë së Madhe, shkruan SI.

Paralajmërimi i Kremlinit erdhi ndërkohë që Beogradi “vlon” prej kohësh me deklarata të paprecedente për shkak të “heqjes së kufirit” mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo lëvizje është pritur me nota alarmante nga Serbia, qe ka akuzuar politikanët shqiptarë se po përpiqen të krijojnë “Shqipërinë e Madhe” .

Thellimi i bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës si dhe heqja e barrierave kufitare, është parë nga Beogradi zyrtar jo vetëm si nje ide e “mbjellë” nga Amerika, por edhe një paralajmërim për aneksimin e Republikës Serpska.

Një sërë zyrtarësh në Beograd kanë paralajmëruar se nëse krijohet Shqipëria e Madhe, atëherë do të krijohet edhe Serbia e Madhe.

 

b.b/dita

Share This Article
16 Comments
  • O fanatiku komunist i Serbisë Ivica Daçiç, po ju nuk keni leka dhe as breke ne bythe o mavri, si do ta besh pa leka ti Serbine e Madhe? Kosova ne te gjitha dokumentat e Perendorise Osmane rezulton si vilajet me ARNAUTE, ne Mukje 1943 ju o komunista te Putinit dhe te Moskes po te mos kishit spiunin tuaj, Enver Hoxhen sot bashkimi i Shqypnise me Kosoven dhe gjysmen e Maqedonise do te ishte fakt, por ju investuat shume tek komunistet tane per te sabotuar planet angleze te Churchillit per bashkimin e trojeve shqyptare, sic po investoni sot tek Hashim Thaci dhe Edi Rama,

    prandaj:

    Mos e kritikoni sa per sy e faqe SORGEN tuaj, Edi Ramen se ja kemi zbathur breket me kohe qe punon per kauzen e Enverit dhe te Titos per te mbajtur nje Shqypni te ndare dhe te dobet ekonomikisht.

    • Ne e pac shqipen gjuhe te dyte te falet, por ne ke pese klasa shkolle o “intelektual perendimor” duhet te mesosh se shumesi i fjales lek (njejes) ne shqip bwn “leke’ e jo “leka”.

      • Rrofshe Teshkruajm’e shqip pa gabime dhe te lutem me i reeptd ne korigjim gabimesh re jeshe per ne shqiptaret nga Kosova sepse , ne bejme shume gabime…serbishten e kemi patur gjuhe obligative ne kohen e komunizmit

      • “Leka” i thone korcaret qe gezojne respektin e intelektualit, ku ka kaluar vite te rinise,

        prandaj:

        EJA BABA TE TREGOJ ARAT!

        O BOLE analfabete,

        Shiko sa gabime ke ne tre fjale qe ke shkruar:

        “Teshkruajm,e shqip pa gabime”

        Qe duhet te jete sipas drejtshkrimit shqyptar, jo skipetar:

        “Të shkruajmë shqip pa gabime”

        Une te gjej: Nje, dy, tre kater gabime ne tre fjale dhe nje fjali qe ke shkruar

        O BOLE analfabete,

        qe:

        DO T’I TREGOSH BABAIT ARAT!

    • Intelektual,jane kohera te reja,Ne ballkan po luhet shahu i te medhejve,Serbia po luan me mjeshteri pozicionin e saje,Dacic nuk e ka te tijen,OKB dhe superfuqite nuk mund te krijojne dy shtete te pavarura Shqipetare,Serbet nga ana tjeter e dine qe Kosova eshte perfundimisht e humbur,interesi i tyre me Kosoven qendron vetem ne shkembim teritoresh.Vec asaj, ata prioritet kane bashkimin me Republiken Serpska,Serbine e madhe.Atyre nuk ju intereson me Bashkimi Kosoves me Shqiperine Shqiperia e madhe
      Por me ne fund ne loje jane interesat strategjike te US dhe Rusise,Ki parasysh qe zyrtarisht Serbia nuk hyn ne NATO(pro Ruse)
      Vucic,Rama,Thaci jane vetem per te firmosur letrat qe do ju vene perpara boset,Celesat e kashtes kane ne dore,pa c’ka se rrahin gjoksin si “vendim marres”

  • Shqiptaret do te krijojne shtetin e tyre aq sa ai ka qene dhe aq sa popullit shqiptar ia fali Zoti e Zoti u fali shqiptareve rethe 120 mij Km2 teritore te cilat ju serbet padrejtesishte na e morret me dhune dhe soldatesken tuaj por edhe me ndihmen e Rusise , Portes se Larte dhe Europes
    Se a do te krijohet Shqiperija e Madhe apo Shqiperija sikur e fali Zoti ty serb i degjeneruar s te pyet kush fare. Ty dhe bashkemendimtareve tjere serb kete shekull ju eshte rezervuar roli i spektatorit qe do te thote se ti dhe serbet tu kete shekull jeni te detyruar vetem te shikoni dhe vezhgoni dhe , asgje tjeter. E vetmja gje qe ju mund te beni Daciq i degjeneruar eshte ta ruani mose e humbasni Vojvodinen dhe Sanxhakun e Pazarit te Ri . Nqs. nuk do te jeni te afte ti ruani keto dy krahina te cilat aktualishte i administroni ateher ato doemos do ti humbasni si e humbet Kosoven dhe areher ” Pashalkeku i Beogradit ” per ju do te jete destinacioni i fundit dhe teper i madh per aq pak seeb sa do te mbeten te jetojne ne te

    • Ashtu bravo, Dacic gjithmone per te miren e Shqiperise punon, si Ramuti.
      Ramuti bile ja mundeson qe deklarata e Dacic te duket legjitime

  • Dacic ka thene se Shqiperia e Kosova do bashkohen.
    Tani pritet te dale ajo morracakja Mogherini akoma nje muaj ne detyre dhe ta quaje kete deklarim si “Nderhyrje e Rusise”…

  • Shkurt e shqip , daciçi po na tregon se nuk i duhen me Rama e Thaci as baton haxhia!e paska kuptuar se deshtoj ky plan, mbasi mbeshtetja per keta te dy eshte zero ne popull ! Tash te shohim ku na paskan investuar keto serbe se kur nuk harrojne me luftuar shqipet!

  • Nuk ka Shqiperi te madhe, vetem etnike por qe duhet te perkthehet ne bashkim kombetar kryesisht ne baze te gjuhes, kultures, historise e plot vlera te perbashketa (dhe synimi me madhor per mua, qe i hap te gjitha kartat e problemet ne tavoline eshte unifikimi i ushtrise).
    Gjithsesi, pavarsisht se duket me e sinqerte se çduhet intervista e dhene ne Moske duket se Serbia kerkon te beje rezistence nga njera ane dhe nga ana tjeter mezi pret te tregoje politiken agresive dhe agresivitetin me Bosnjen si fillim (gjysma rep.serbska qe e merr kryesisht me detashment) ,por duke na shfrytezuar ne (kerkesat tona) si precedent. Ne kete rast serbia vetem pershpejton bashkimin tone. Nga ana tjeter nuk jemi te gatshem te reagojme ne trevat tona ne Mal te Zi(5%chance), Maqedoni(25%chance), Greqi(2%chance) ne te njejten kohe.

  • Bashkimi i Shqipërisë me Dardaninë në këto momente është diçka e rrezikshme, këtë e them duke marë parasysh që Trampi është pak Filorus dhe kjo duket qartë kudo , në Siri në takimin e Putinit me Kim Jongun , ku leahngjyeri (Trampi) doli dhe Falenderoi publikisht Rusinë.
    Ndërkohë që Influenca Ruse në botë sa vjen e rritet , Rusia është në prag të realizimit të ëndërrës së saj për shkatërrimin e NATO-s , duke investuar në furnizimin e Turqisë me armë Ruse çka bie ndesh me NATO-n duke vënë kështu në diskutim ekzistencën e Turqisë në NATO , pasi ëahtë heďhur jo rrallë herë teza e përjashtimit të Turqisë nga NATO – ja.
    Pra me këto fakte që kemi kuptohet lehtë që NATO-ja ska më fuqinë e dikurshme , gjithashtu SHBA-ja ska më dëshirë të mbrojë toka të tjera ( mos harrojmë tezën e mbylljes së Bazës më të madhe Amerikane në Dardani “ku ka tym ka dhe zjarr”). Kështu që i lihet dora e lirë Rusisë të ndërhyjë , në rast të një lufte në Ballkan kombi më i humbur do të jenë Shqiptarët, për arsyen e thjeshtë sepse jemi komplet të shkatërruar nga ana ushtarake dhe ekonomike, jemi komplet të varur nga të tjerët për ndihmë ushtarake ( Kufijtë tanë ajrorë i ruan GREQIA dhe Italia.) Dhe kjo do rezultonte një Katastrofë për ne.
    Këtë bashkim mund ta bëjmë nqs Tramp ikën nga Presidenca .

  • vellezer
    erdokari i ka ditet e numuruara
    humbi ne zgjedhjet qe u bene tani
    humbi thelle edhe stambollin
    pra turqia do te jete ajo qe ka qene gjithmon
    me ligjet e te madhit shqiptare qemal ataturku
    ZOTI ESHTE MBI GJITHECKA ,DHE ZOTI FLET SHQIP.NE SHQIPTARET JEMI POPULLI I ZOTIT DHE I MBROJTUR NGA ZOTI VETE,NUK JANE EBREJTE QE PRETENDOJNE POPULLI QE ZOTI I DHA TOKEN E PREMTUAR.KETE TOKE QE KANE 2000 VJET QE PO LUFTOJNE .POR JEMI NE SHQIPTARET POPLLI I VERTETE I ZOTIT,,DHE ZOTI PER POPULLIN E TIJE E KA TE LEHTE TE BEJ ATE QE ZOTI DO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *