Daçiç: Tani marrëdhëniet Shqipëri-Serbi janë më të acaruara

Bledar Lumani

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, thotë se marrëdhëniet Serbi-Shqipëri tashmë janë më të acaruara.

Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd nuk e arriti objektivin e saj.

Serbia dhe Shqipëria janë në një marëdhënie më të përkeqësuar se më parë”, ka thënë ai gjatë një interviste për televizionin vendas RTS.

Vizita ishte e organizuar nga të gjitha palët dhe ishte një përgjigje ndaj bashkësisë ndërkombëtare, pasi kjo u vendos në konferencën e Berlinit nën kujdesin e kancelares Angela Merkel.

Por pavarësisht kësaj, kjo vizitë nuk e arriti qëllimin që kishte në vetvete, normalizimin e marëdhënieve mes vendeve pas kaq dekadash.” tha ai.

Sipas Daçiç, kjo situatë ndodhi sepse kryeministri Rama ishte i fokusuar në politikat e tij të brendshme, duke kapërcyer interesat e gjera.

Por ai e pranon se vizita pati edhe anët e saj pozitive.

Unë shpresoj se hapat e ardhshëm do të jenë shumë më konstruktive, edhe pse mendoj se vizita kishte një anë të mirë pasi nënshkruam një sërë marrëveshjesh. Edhe kryeministri Aleksandër Vuçiç shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë, pra dyert nuk janë mbyllur.”

Për Daçiç, Rama gaboi që i kërkoi Serbisë njohjen e Kosovës, pasi sipas tij kjo çështje përbën një provokim të madh në Serbi.

Por, gjithashtu edhe statusi i pakicave në jug të Serbisë, sipas Daçiç nuk është çështje që i takon Ramës, “pasi ai nuk është Kryeministër i Kosovës”./b.l

Share This Article
5 Comments
  • Politikanet serbe nuk e njohin realitetin e ri te botes shqiptare. Duhet ti trajtojme me bujari dhe papparagjykime, jane viktima te kryenecesise boshe.

  • Sa sharllatan Politikan je ore Daqiq ! Cfare do jen mardhenjet serbi Shqiperi
    mevaret krejt prej serbise Nese heqni dore nga pushtimi i trojeve te hueja
    Shqiperine e kini krah per mardhenje te mira e te shnosha Ivica nese Serbija
    ka te drejt te interesohet per nje mini kombi serb ne maqedoni e ne palle
    A nuk paska te drejt shqiperija te interesohet per nje popull te tere autokton
    ne vendet e tyre Daqiq kujtohu shpernguljes me dhune te popullates shqipetare
    nga 600 fshatra te Toplices Me te njejtin program i shperngulet krejt shqipetaret e
    kosoves dhe i quet ne Shqiperi Ne takimet e ardheshme Rama do kerkoj
    damshperblim qe e ngarkuet shqiprine me shpenzime te pa parapara per
    per ta ushqye e mbrojte kete popull te dhunuar nga Ju Pavaresija e kosoves
    nuk eshte qeshtje e politikes serbe Ivica ne nje ane thot Kosova eshte serbi e ne tjetren
    Pyet Ramen A je ti kryeminister i Kosoves ? Kjo ka nje domethenje qe politika
    Serbe gjithkun bije ne kundershtimm me vehtevehten Realitetin nuk mund ta flasin me goje
    Por argumentet i kuptojne ! Per nje serbi stabile deshiron krejt bota te jete
    Nese politika serbe e do popullin serb duhet te lirohet nga miti per kolonizim
    e uzorpim te tokave te hueja Ju Daqiq mund te deshironi qe ne ballkan te
    mos kete shqipetar Por nuk mund ta mohoni qe egzistojne dy shtete shqipetare
    qe nuk e prekun teritorin serb por e ruejne fort mire Andaj Daqiq ,Shqiperija
    Eshte nje shtet modern , me orjentim te qarte I rrespektuar nga fuqite e medha
    Dhe Kuptohet se shqiperija eshte lider i ballkanit !

  • Per Presheven medemek Rama nuk duhet te fliste sepse nuk eshte kryeminister i Kosoves. Atehere i bie qe te njihni Kosoven qe te flasi kryeministri i saj per te por ju kete nuk e beni sepse … eshte ne genin tuaj te serbit te jeni mitoman

  • ****************************************************************

    Sepse kerkoni Kosoven dhe se keshtu ju mesoi Rusi ……

    *****************************************************************

  • Vizion diplomatik
    E vërteta sëmbon, por nuk provokon, vetëm sqaron dhe shëron. Duket që Z. Daçiç është akoma nën efektin e sëmbimit për të kuptuar se nuk ka normalitet më të madh se sa kur dy njerëz apo dy vende e dy popuj i thonë njëri tjetrit hapur mendimin e tyre të ndryshëm për t’i hapur rrugën mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për ato që i bashkojnë; se kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës buron jo vetëm nga respekti për veten e vet por edhe nga konsiderata për bashkëbiseduesin; se mbrojtja e të drejtave dhe interesave të qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë, por sidomos në trojet e tyre amtare, nuk është vetëm një politikë e brendshme por edhe një politikë ndërkombëtare për të gjitha shtetet. Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd më 11 Nëntor 2014 shëmbi një pengesë zyrtare dhe diplomacia shqiptare forcoi me urtësi dimensionin e saj se padrejtësitë nuk janë gjithmonë burim luftrash për t’i ndrequr ato, se trojet shqiptare dhe shqiptarët janë të patjetërsueshëm e të paasimilueshëm, por të gatshëm për të ecur në rrugën e mirëqenies e të barazisë. Argumentimi i nevojës së kësaj rruge për Ballkanin nga kryeministri E. Rama e kapërcen domethënien e saj të drejtpërdrejtë. Ndoshta për hir të së vërtetës, ajo tingëllon, për analogji, edhe si rruga e përparimit të trojeve shqiptare po të ishin bashkë, një mirëkuptim qytetërues ky për kushtet tona historike ndaj fqinjëve dhe bashkësisë ndërkombëtare. Historia do ta bëj të vetën përsëri. I nderuar është ai që del i larë. 12.11.2014, LBS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *