“Rizgjedhja ime si President Republike do ishte një diçka pa horizont, […] gjithçka që kisha për të dhënë e dhashë […] tani duhet kurajo për të kërkuar rrugë të reja dhe një kthim mbrapa do të ishte në kufi të qesharakes”. Këto janë fjalët e Giorgio Napolitanos, pothuajse 88 vjeçar, duke komentuar, vetëm pak javë më parë, hipotezën e një mandati të dytë si President i Republikës. Por qesharakja u realizua dhe “mbreti Giorgio” u rizgjodh të shtunën e kaluar në krye të shtetit italian edhe për shtatë vitet e ardhshme, pra i ulur në atë kolltuk deri sa të arrijë (dhe shpresojmë që kjo të ndodhi) të 95-tat. Si është e mundur që plaku i urtë i politikës italiane të ketë shkelur mbi idetë e veta kaq hapur?
E vërteta është se Giorgio Napolitano u detyrua të qëndronte atje ku ishte sepse Partia Demokratike (aktorja kryesore e së majtës italiane) u gjend në prag të shpërbërjes. Por le ti shqyrtojmë me radhë etapat e një tragjikomedie që dëshmoi qartazi dobësinë dhe mungesën e lidershipit të PD-së.
Emri i parë që u dogj nga zjarri i anarkisë majtiste ishte ai i Franco Marinit, kuadër historik i Partisë Demokratike, ish kryetar i Senatit dhe ish sindakalist. Mbi këtë figurë politike u ndez drita jeshile edhe nga partia e djathtë e Berlusconit pas një nate (ajo e së mërkurës të 17 prillit) të mbushur me bisedime të gjata dypalëshe. Duke patur parasysh se kushtetuta kërkon mazhorancën e 3/5-tave për tre votimet e para dhe se një President me një bazë sa më të gjerë aprovimi do i përgjigjej më mire frymës së ligjit themeltar të Shtetit, një konsensus bipartizan mbi Marinin u duk si një hap pozitiv për klasën politike italiane. Paraditen e së enjtes Pierluigi Bersani (kryetari i PD-së), me një lëvizje tejet demokratike, vendosi të hidhte në votim kandidaturën konsensuale në gjirin e deputetëve të vet. Rezultati ishte i qartë: 90 kundër, 24 abstenim dhe 300 pro. Si në çdo grupim shoqëror, vullneti i shumicës pritej të mbizotëronte, sidomos në një parti që veten e emërton “demokratike”. Por nuk ndodhi kështu dhe Marinit, në momentin e votimit të fshehtë në Parlament, i munguan më shumë se 200 vota. Hamendësohet që të ishin pothuajse të gjitha të majta.
Në një atmosferë të nderë, ku dyshimi dhe ndjesia e tradhëtisë mbizotëronin, e vetmja kartë për të mbajtur sëbashku copëzat e partisë, ishte të zgjidhej Romano Prodi. Ish kryeministri i vendit, ish Presidenti i Komisionit Europian dhe vetë themeluesi i partisë u propozua të premten paradite në asemblenë e PD-së. Nuk pati nevojë as për votë sepse të gjithë u ngritën në këmbë për të duartrokitur dhe tanimë zgjedhja e tij si president (koalicioni i majtë mund të siguronte 490 vota mbi 504 të nevojshme) dukej fakt i kryer. Por ja që disa orë më pas atij “standing ovation” hipokrit, Prodit i kthyen shpatullat 101 deputetë që disa orë më parë kishin skuqur duart nga entuziazmi. Në një lojë meskine, kundërshtarët e Bersanit vendosën të përdornin fshehtësinë e kutisë së votimit të Presidentit të Republikës për ta shkelmuar. Një sekretar partie dyfish i legjitimuar nga baza (nëpërmjet Kongresit dhe më pas nga zgjedhjet primare), dha dorëheqjen pa e ditur qartësisht se “nga i erdhi plumbi”. “Brenda PD-së përdoren raketa me kokë të dyfishta: godasin Prodin për të më rrëzuar mua” – ironizonte Bersani duke u shprehur akoma më ashpër se “partia tashmë është feudalizuar dhe vuan nga anarkia”.
E majta italiane ka refuzuar gjithnjë ideologjinë e liderit absolut. Dhe kjo është një meritë. Njeriu i vetëm në timon është trajtuar, me të drejtë, si një rrezik për një demokraci relativisht të re si ajo italiane. Nëse Berluskoni është në krye të një partie private, gjatë dy dekadave të fundit në gjirin e së majtës janë alternuar shumë lidera politikë, herë humbës dhe herë fitues. Por kufiri i diskutimit dhe rrymave të kundërta qëndron pikërisht tek mazhoranca. Linja politike që vendoset me votë brenda një partie, duhet të jetë ligj për anëtarët e saj. Më parë ka hapësira për të diskutuar, për të bindur të tjerët për vlefshmërinë e tezave të veta, për të akuzuar, madje edhe për tu kacafytur. Por pasi vendimi është marrë demokratikisht, pra me shumicë, nuk të ngelet veçse ta respektosh dhe të luftosh për beteja të tjera brenda famlijës tënde politike. Apo të ndryshosh familje. Nuk kërkohet besnikëri, sepse ajo iu kërkohet qenve, por të paktën koherencë.
Humbja e Prodit në zgjedhjet presidenciale mund të vlerësohet si humbja e gjithë PD-së e cila tashmë është pa themelues, pa kryetar dhe, mbi të gjitha, pa dinjitet.
*PhD – E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane – Verona. Rubrika “Europa”, çdo të shtunë në DITA. Shkruajini autorit në [email protected]

Vuajne te shkretet se nuk kane nje si djali i shiqeres nga Vucidoli qe ta bej zap Italin ta bej kopsht me lule brenda mujit 🙂
DELETED – Ruani etiken
si nuk doli nji grillo ketu tek ne mer jahu. Gjith burreca qe shesin maman sa shofin thesin me pare
Per mua nuk ka te majte e te djathte. Ka vetem te pasur e te varfer
E majta ne bote eshte krijuar dhe drejtuar gjithmone ne te gjithe boten permes pabesise intrigave dhe trathetive.Gjithmone ka pase trathetare e armiq brenda llojit.Lufta mes llojit tek e majta pabesia dhe intriga jane ne genin e tyre mos u cuditni kurre
Nuk thuhet kush eshte ne politikë Napolitano.Perse?Duhet ta dine shqiptaret se Napolitano eshte nje nga komunistet me te vjeter dhe më me potencë ne te gjithe boten e sotme.I ri komunist qe ne vitet e fashizmit,pranuar komunist me 1944 dhe disa vite me vone drejtues i PK italiane,per Napolin dhe Caserten.Qe nga viti 1955 deputet komunist ne parlamentin italian.Mbritja ne presidence dhe riqendrimi ka te bejë edhe me faktorin krize,e cila sfumohet disi,nuk behet shkaterrimtare gjer ne lufte civile,ne Itali vetem se eshte ne timon komunisti Giorgio Napolitano.Butesia e Grillo dhe Levizjes M5S,ka brenda edhe faktin komunist te Napolitano,ndryshe rrezik të pushtohej presidenca nga grillinet,pas deklarates ofensive te liderit qe nuk merr poste politike e qeverisese,por kryen arbitrin ne Levizje,Grillo per “Grusht shteti ne miniaturë”…Deklarata e djeshme se M5S do beje opozite dhe nuk perzihet me ata qe bejne”Bunga-bunga”(valle bythe me bythe nga orgjite e Berluskonit)por do konsolidoje veten dhe besimin e italianeve shteti i te cileve,sipas Grillo,nuk ka para për pensionet dhe nenpunesit shtetror ne vjedhten qe vjen…Te djathtet,shkaterrimtaret kryesore te Italise me perrallat dhe korrupsionin gjer dhe moral te Berluskonit(Morali i te djathteve,sipas filozofit Hessel,kudo ne botë është tepër i ulet) kanë perfituar shumë nga mosdakordesia e Grillo me PD te Bersanit i cili per kete arsye dha dhe dorheqje…Pavarsisht nga qeveria e krijuar dhe shpresa për një frenim te krizes(Borxhi publik italian i kaloi shifrat 2 mije miliard,pothuaj 10 fish me i rendë se ai grek…)gjendia po rendohet.IMPS,institucioni me kardinal nuk ka para te paguajë punetoret qe dalin në “Cassa integrazione”,ndersa gazeta “Il secolo XIX”shkruan sot se vetem në Ligurja falimentojne cdo dite 20 ndermarrje prodhuese.(Fq.12) Krijimi i qeverise tanime flitet se mund te rrezikohet edhe nga mosvotimi i mbi 50 parlamentareve te PD,duke u kercenuar ata me perjashtim nga partia nese nuk votbesojne qeverine e re.Eshte dhe kjo nje pikpyetje e cila nese nuk kapercehet,detyron Italinë te shkoje në zgjedhje te reja,sipas vezhguesve te vemendshem…Pas kontestimeve te hapura ne miting të disa antareve te partise se Berluskonit,kunder Berluskonit(u dha ne TV)erdhi dhe humbja e tij ne lokalet e Friulit…Grillo disa sondazhe e nxjerrin 6 pikë me lart se zgjedhjet e kaluara,nderkohe qe ka edhe të pakenaqur per mosakordin e tij me Bersanin.Votbesimi i qeverise osé jo,fusin Italine ne nje faze te re zhvillimi me sense te kunderta…Votbesimi mund ti spostoje zgjedhjet gjer ne Shtator,minimalisht dhe gjer ne dy vjet qeverisje,maksimalisht,e kunderta ne qershor mund te kete zgjedhje te reja,bejne te ditur vezhgues…Levizja 5 Yjet(M5S) ka deklaruar opozitë dhe pafuqishmerinë e padiskutueshme te kesaj qeverisje”Bunga-Bunga”.Po punohet qe pas largimit te padiskutueshëm të Berishës,në Shqiperi,prej kualicionit opozitar(i cili kurrsesi nuk zgjidh dot katastrofen ku e ka cuar vendin Berisha) të zbarkoje Levizja Shqiptare 5 Yjet,(MA5S,italisht)qe si ne Gjermani,France,Angli,Spanje,SHBA,etj…të bëjë “Revolucion”,duke kerkuar nga Sovrani zhdukje perfundimtare te partive politike,shpenzimeve e atributeve korruptive dhe celien e nje EPOKE te re botrore,pa lidere te perhershëm politik,zgjedhjet e drejtuesve nepermjet Web,dhe mirqenie e fuqishmeri absolute vetem SOVRANIT…Shkrimi i autorit i mire!…
Prodi nuk eshte themelues i PD-es se majt italiane,ai u be kryeminister nga e majta dhe me vone konkuroj me listen Prodi,. iden si Mario Monti sot qe mori 10%,kurse me sa me kujtohet Prodi mori 6%.
Prodi nuk eshte themelues i partise(PD)por i “Ullirit”,drejtues i saj…PD eshte krijuar me vone se Ulliri i Prodit,lapsusi i autorit nuk ndikon ne cilesine e mire te shkrimit…
Komenti juaj eshte pjeserisht i vertete. Ne momentin kur lindi Partia Demokratike, lideri efektiv ishte Walter Veltroni i cili, duke pershpejtuar krijimin e PD-se, dha nje kontribut vendimtar ne largimin e aleateve te majte dhe te qendres (UDR-ja e Mastelles) dhe rrezimin e Prodit ne 2008-ten. Por projekti politik i bashkimit midis ish-komunisteve dhe ish-demokristianeve ne nje subjekt te vetem ishte i Romano Prodit. Me krjimin e koalicionit te “Ullirit” Prodi hodhi faren e lindjes se kesaj force progresiste te majte e cila mban nen nje cati rryma politike qe vetem dy dekada me pare ishin te papajtueshme. Me shume sesa nje lapsus, ishte nje thjeshtesim sepse ne te kundert artikulli do rendohej se tepermi.
Sidoqofte te falenderoj per kohen qe i kushtuat artikullit, dhe mire u lexofshim!
Elton Xhanari.
politika e shqiperise udhehiqet nga virtytet me te cquara te shqiptarit,prandaj ne rrojme te lumtur e gezuar, nganjehere merzitemi sepse duhet te jetojme me mire po harrojme qe jemi shqiptare , dhe e mbledhim mendjen duke votuar dy here rrjesht per kokren e kryemalcorhanes