Dade në Çeki: Shqipëria po përshpejton reformat integruese

Saimir Lleshi

Një grup deputetësh shqiptarë, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Republikën Çeke.

Duke u ndaluar në bashkëpunimin ekonomik znj. Dade theksoi se Kuvendi dhe Qeveria Shqiptare duan të shohin më shumë investime çeke në Shqipëri, pasi ka hapësira të shumta të pa eksploruara nga të dy vendet, sidomos në energjetikë, infrastrukturë, turizëm etj.

Deputetja Dade deklaroi se qeveria dhe Parlamenti po punojnë fort në ndërmarrjen e reformave të rëndësishme, si ajo në fushën e energjisë, luftën kundër evazionit fiskal dhe së fundi, reforma në drejtësi. Sipas saj, të gjitha këto përafrojnë vendin drejt Bashkimit Evropian.

“Një përshpejtim i proceseve integruese do ta bëjë Ballkanin Perëndimor më të sigurt dhe më të begatë, që do të thotë gjithashtu, një BE më e sigurt dhe më e begatë”, ka theksuar.

Delegacioni i deputetëve shqiptarë gjeti mirëkuptimin e parlamentarëve dhe zyrtarë të lartë çeke për nevojën e përshpejtimit të proceseve integruese, nën dritën e e zhvillimeve në Evropën Juglindore dhe Lindjen e Mesme.

Zv/Ministri i Jashtëm cek, Ivo Shramek u shpreh se kriza e emigracionit dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme na bën të mendojmë se BE duhet të fokusohet më shumë në Ballkanin Perëndimor. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *