Neritan Ceka dhe Dritan Tola u emëruan respektivisht ambasadorë të Shqipërisë në Itali dhe Francë. Pavarësisht se siguruan dhe mbështetjen e opozitës në Komsionin e Jashtëm, 2 kandidaturat hapën një debat të fortë për emërimet në diplomaci. Sipas të majtëve, emërimet vitet e fundit kanë qenë totalisht politike, ndërsa në shumë rast, ligji është shkelur duke lënë në detyrë ambasadorë të cilëve prej vitesh u ka mbaruar mandati. “Ministria e Jashtme ka mbajtur ambasadorë përtej kufijve që njeh ligji. Kemi ambasadorë që kanë hyrë në vitin e 7-të. Nuk është normale që në një shoqëri demokratike, 6 muaj para zgjedhjeve të imponohen emërime ambasadorësh, të cilët nëse do të dekretohen nga presidenti, duhet që të bashkëpunojnë më maxhorancat e reja që do të krijohen në bazë të zgjedhjeve. Kjo maxhorancë diplomacinë e ka politizuar tej mase, si asnjëherë në vitet e demokracisë”, deklaroi deputetja socialiste, Arta Dade. Ndërsa kreu i komisionit të Jashtëm, Fatos Beja, u shpreh: “Nuk ka asnjë lloj frenimi nga ligji, që, 6 muaj para zgjedhjeve apo 6 muaj pas zgjedhjeve. Ligji vë disa afate që janë për t’u respektuar dhe unë jam dakord me mendimin e kolegëve por më vjen keq që dëgjoj shprehjen: sa për të kaluar radhën”. Java pritet të jetë intensive në emërimet e ambasadorëve shqiptarë në botë, pas një ndërprerje pothuajse 1-vjeçare të emërimeve të reja.
Opozita ben gabim qe aprovon keto kandidatura, ndaj dhe deklaratat ne fjale nuk ka ndonje vlere, thjesht jane shkembim batutash dhe asnje me teper. Dritan Tola nuk ka asgje te perbashket me diplomacine, ndersa Neritan Ceka fillimisht ka derguar djalin ne Vjene dhe tani shkon vete ne Rome.
Ambasadoret duhet te jene dipllomate kariere…..