Në një intervistë për “News24”, deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, thekson se PS-ja është në favor të zgjidhjes së çështjes çame dhe do të mbështesë rezolutën e PDIU-së e cila ka mbërritur tashmë në komisionin e jashtëm parlamentar. Anëtarja e kryesisë së PS-së konsideron se koalicioni opozitar ka funksionuar siç duhet, duke hedhur poshtë çdo aludim për mosmarrëveshje me PBDNJ-në, pas mosdakordësisë me kryetarin Dule për votimin e kreut të ILDKP-së në Kuvend. Dade foli edhe për përgatitjen e listave të deputetëve, duke nënvizuar se përgatitja e tyre do të bëhet me mendimin e bazës.
Pak ditë me parë u komisionet parlamentare morën në shqyrtim rezolutën çame, pro deri në këto momente PS ka pasur një lloj hezitim, cili pritet të jetë qëndrimi i selisë rozë ?
Partia Socialiste s’ka asnjë hezitim lidhur me problematiken që ka komuniteti çam, përkundrazi ne e kemi ngritur këtë çështje edhe në takime me autoritetet e larta greke, në takime të ndryshme. Ne kërkojmë që këto çështje të zgjidhet në bazë edhe të konventave ndërkombëtare. Do ta dëmtonte zgjidhjen e çështjes çame, fakti që një numër aktorësh politik, kërkojnë të nxjerrin përfitime politike dhe kjo çështje dhe ta përdorin për efekte elektorale. Rezoluta ka ardhur në komisionin e jashtëm dhe po punohet për rezolutën, në kohën e duhur do kemi qëndrimin tonë, dhe do të jetë në favor të zgjidhjes së çështjes çame. Pra zgjidhje reale e problematikes që ka komuniteti çam.
Po përsa i përket diskutimeve që kanë të bëjnë me hartimin e listave të deputetëve , një numër i madh deputetësh të partisë socialiste kanë deklaruar se, duhet të ketë një përzgjedhje që të marrë parasysh edhe mendimin e bazës dhe strukturave të partisë. Cili është qëndrimi juaj?
Këtu nuk kemi të bëjmë më çfarë mendon secili prej nesh, Partia Socialiste është serioze dhe ka statutin e saj dhe rregulla që janë respektuar. Ne e kemi një praktikë të konsoliduar që merret mendimi i partisë, në numrin e kandidatëve që i paraqitet strukturave të tjera, dhe në asnjë rast , kjo përzgjedhje s”mund të anashkalojë strukturat e bazës së partisë. Sepse puna nuk është individuale por e përbashkët dhe e strukturave. Nuk gjykoj se kemi pasur ndonjë problem, sigurisht është evidentuar ndonjë pakënaqësi në të shkuarën , por do i eliminojmë. Përveç asaj duhet të ketë kritere profesionale , duhen specialistë përveç figurave të spikatura publike, përveç figurave që janë të votuara nga elektorati dhe të respektuar përtej elektoratit tonë.
Po përsa i përket koalicioneve si duhet të jenë ato , ka mundësi bashkëpunimi me LSI, FRD ose me AK. Dhe mund të quhet si një krisje e koalicionit opozitar duke qenë se zoti Dule bashkoi votën me mazhorancën për zgjedhjen e kreut të ri të ILDKP-së?
Ne kemi treguar se jemi parti e koalicioneve , jo vetëm në opozitë, dhe koalicionet kanë funksionuar kur kemi qeverisur vendin. Dimë të respektojmë rregullat dhe partitë e tjera. Koalicionet ngrihen në baza programore dhe ideore, por padyshim të ngrihen edhe duke u bazuar në norma etiko-morale . Koalicioni opozitar ka funksionuar pavarësisht se ka pasur ndonjë votë ndryshe nga partia socialiste . Vota e Dules për ILDKP-në s”mund të jetë interpretuar si diçka negative sepse s”kemi pasur një diskutim paraprak për mënyrën e votimin . Në nivel lokal koalicionet funksionojnë dhe në veçanti qarku i Gjirokastrës , ku në drejtojmë qarkun edhe me PBDNJ-në , pra nuk ka pse krijohet ideja se ka probleme në koalicion.
Bravo PS.
Po tregoni qe me veprime konkrete dhe jo me propagande populiste qe jeni per mbrojtjen e interesave te Shqiptareve.
Ka shume aspekte te tjera qe PS po tregon se nuk eshte vetem nje parti moderne, por edhe qe eshte gati te qeverise pas 23 Qershorit
Eshte e vetmja gjer me sot qe per parime eshte gati te rrezikoj pushtetin (kujtoni largimin e Nokes nga koalicioni pasi atij iu refuzua nje post deputeti i garantuar, largimin e Tavos presionit qe i beri PS, tani edhe rrezikinun e largimit te Dules )
Si parti moderne PS po i largihet komplekseve te se kaluares (edhe pse mund te beje me shume per ti treguar opinionit se eshte PD pasardhese e PPSH dhe jo PS)
Une jam Cam, gjithmone kam votuar per te ‘djathten’ dhe me 23 Qershor PS do kete votenn time dhe te pakten te 100 te tjereve te fisit tim
Rrofshin politikanet largpames qe punojne per te miren e shqipatreve kudo qe jane
Poshte politikanet qe mbjellin percarje dhe shesin interesat e vendot