Dade: Të mos nxitohemi me nismën G6 për rajonin

redaktor

E sapomiratuar në Kuvend, si kryetare e Komisionit të Jashtëm, e angazhuar prej vitesh ne diplomaci, deputetja socialiste Arta Dade deklaron se ashtu si i gjithë opinioni politik dhe publik vendas është njohur përmes medias për nismën e Malit të Zi, mbi krijimin e një unioni të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo ngre pikëpyetjen, nëse qeveria Berisha ka qenë në dijeni dhe nëse po, përse nuk e ka konsultuar me faktorin politik në vend.

Ndërsa hedh poshte si të tejkaluar interpretimin që i është bërë nismes, si krijimi i ish-Jugosllavisë me shtet shqiptar brenda, Dade ngre paraprakisht dy pikepyetje: A është nevoja për nisma të reja rajonale kur ka disa te tilla te suksesshme dhe përse Kosova është thirrur në statusin e rezolutes 1244, kur ajo tashme eshte një shtet i pavarur?

“Nuk e di nëse kjo është një nismë që vjen nga Mali i Zi apo ka edhe mbështetje më të gjerë. Duhet të shihet me seriozitetin përkatës, gjykoj që nuk duhet ngutur për të dhënë një përgjigje, sepse në fund të fundit, çdo nismë do të ishte e mirëpritur, por varet nëse ka hapësira për të konsoliduar nismat aktuale, ku Shqupëria duhet të jetë pjesë mjaft aktive apo duhen marrë nisma të reja”, thotë Dade.

Dade thote se fakti qe si pjese e Komisionit te Jashtem nuk ka qene ne dijeni per nje nisme te tille, provon edhe nje here sesa inegzistente ka qene diplomacia parlamentare permes tij.

“Parlamenti dhe Komisioni i Jashtëm do të marrin një rol tjetër. Karta rajonale nuk duhet zbehur lidhur me politikën e jashtme të shtetit shqiptar. Kuptohet që Shqipëria ka patur një rol të jashtëzakonshëm për të luajtur në rrafshin rajonal dhe sigurisht ne duhet ta rimarrim dhe ta rikonsiderojmë, ta rikonsolidojmë rolin tonë në rrafshin rajonal”, thotë Dade.

Duke rritur kontaktet dhe shfrytezuar çdo hapesire komunikimi me vendet perreth, Shqiperia do te jete me e pranishme ne permbushjen e respektimit te te drejtave te shqiptareve ne rajon, ne perputhje me konventat qe keto vende kane nenshkruar. Por kryetarja e Komisionit te Jashtem hedh poshte spekullimet per trajtimin e  minoriteteve ne Shqiperi.

“Unë them që Shqipëria vazhdimisht nuk ka patur asnjë problem në respektimin e minoriteve dhe kjo është për t’u lavdëruar, por sigurisht ka ende shumë punë për të bërë dhe angazhimi i Qeverisë aktuale nuk mungon as në këtë drejtim”, tha Dade. / Top Channel

Share This Article
8 Comments
  • E kam bërë komentin kur botuat para disa ditesh lajmin për krijimin e kesaj federate a unioni ballkanik! E kam cilesuar te papranueshme,njelloj me idene e titos dhe te papërshtateshme përderisa sërbët nuk kane kerkuar ndjese per gjakosjen e ballkanit e te shqiptareve. Eshte gati njelloj me krijimin e nje firme ku te ndershmit janê ne bashkëprònesi me hajdutet. Duhet te jete nje ide sërbe e servirur nepermjet malit te zi! Idete e vjetra serbe dalin here pas here ne forma me te rafinuara. Po varret e kufomave dhe te zhdukurit ne kosove a kane qene e jane dakord te bashkojne fuqite me serbet???

  • lerini more keto marrezira me union ballkanik doni te beni Jugosllavine e re. Mos e loni se do te digjeni e perveloheni nese beni aleance me armiqt e Shqiperise.

    Mos u beni tradhetor
    se pastaj do te pendoheni

    Naim Frasheri

  • Lexova nje gazete ku kishte shenuar disa pika qe duheshin plotsuar pasi te miratohej marrveshja.sa te kem jeten ate lloj marreveshje nuk do e pranoja pasi mesa kuptova serbia po kerkon te ngrej edhe njehere federaten jugosllave -gabim-marrveshje le te behen keshtu si jemi por jo te bashkohemi ne federat te ndertojme polici te perbashket mbase dhe ushtri se per parlament po e mbaj mende qe e kishte.po pse kaq shume jane budallallepsur keta politikanet tane.duhet te paguajme dhe ca taksa me shume te mbajme dhe keta deputetet ballkanik,policat e cfar kane ndermend keta te ngrene.po dakorte ballkani te mblidhet te dikutojne dhe te ndihmojne njeri tjetrin per te hyre sa me shpejt ne bashkimin europian.po cfar unioni kerkon ky serbi kur thote une nuk e dua europen para kosoves,kosova eshte serbi tani duan te bejne dhe shqiperin serbi me kete lloj unioni.rrofsh ore sali nqs se ke firmosur dhe per kete lloj unioni ja paske kalu zogut enverit trimi i madhe qenke tregu bravo.

  • pas kesaj ” konfederate ballkanike” eshte serbi i shtyre nga rusi,qe ndoshta kerkon ti kundervihet EUROPES me nje lloj te ri te traktatit te varshaves !!!!!!!

  • Ndoshta,po them ndoshta, do t’ ishte mirë kjo ide sikur, para se të jetësohej kjo, shqiptarët në rajon të bashkoheshin në një shtet e pastaj t’i bashkoheshin kësaj Bashkësie.Ashtu rreziku do t’ishte më i vogël. Edhe pas kësaj duhet pasur kujdes të madh se skileja e vjetër(Sërbia) do të dinte të shfrztëzoonte çdo mundësi për dominim.

  • Mendoj qe vendet e ballkanit tu jepet mundesia per te pershpejtuar hyrjen ne Unionin Europian,natyrisht kjo ide ka qen dikur nga Tito por qe nuk u perkrah nga nacionalizmi ekstrem Enverist,se gjoja rezikohej integriteti territorial,ku ne kishim emrin Republike!
    Kroacia dhe Sllovenia dy vende plotesisht Katolike luftuan per shkeputjen nga kjo Federate,ku nga shiu rane ne bresher,sepse gjithnje ne nje union komandon ai qe eshte me popullsi te madhe,ne ket rast esht Gjermania udheheqsi ktij Unioni dhe ne rastin e pare ish Serbia ai qe kish te drejten e fjales,por qe nuk pranohej nga katolicizmi radikal i Franjo Tuxhman!
    Mendoj qe te triumfoje paqja,duhet te antarsohemi ne kete ide,ku nuk do te flitet me per kosove e maqedoni,por per nje union pa kufij e pa dogan ne cdo cep te kufijve,nje monedhe te perbashket,ku standarti ne cdo republike esht gati i njellojte dhe kur kemi nje monedhe te perpashket,lindin edhe interesat,se si ta ruajme kete monedhe te qendroj stabil,natyrisht do te hapen perspektiva te reja ekonomike e politike ne gjith rajonin!
    Mendoj se politikat ekstreme nacionaliste vetem do te demtojne ekonomite ne rajon,natyrisht kete ide do ta kundershtonin vetem ryma te erta ekstremiste,qe kerkojn te shfrytezojn popujt e ballkanit si ne skllaverin e mesjetes,duke e bere Beogradin apo Serbine nje shtet i ardhur nga nje bote apo planet tjeter!
    Duhen izoluar ekstremistet,si te etur per pushtet e jo per progres!

  • Ne qoftese Perendimi kerkon te behet nje union te Ballkanit perendimor per te zgjidhur problemet etnike brenda shteteve, mendoj qe ky union te beheshe vetem 4 shtete:Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mali i zi. Vetem keshtu mund te shuhen mosmareveshjet midis shqiptareve dhe maqedonasve dhe malezezeve. Ne kete union del faktori shqiptar si me kryesori mbasi popullsia maqedonase dhe malezese eshte me e vogel.Serbia ne union do jete problem, ku kjo eshte vertetuar.Ndersa me Bosnjen nuk na lidh gje.
    Ky union me 4 shtete, ku te komandoj Shqiperia me kryeqender Tirana do zgjidh problemet mes shqiptareve dhe maqedonasve, mes malezezeve dhe shqiptareve, dhe themelore eshte qe si union te futet sa me pare ne Europe. Edhe per Maqedonine qe sulmohet nga Greket dhe Bullgaret, bile edhe nga Serbet, do gjente qetesi me mire ne union dhe vetem me shqiptaret maqedonasit do ecin perpara.Eshte pozitive se Maqedonasit jane bashkevuajtes si shqiptaret, nuk kane patur luftra ndaj njeri-tjetrit dhe nuk ka aresye qe te mos kerkojne rruge te perbashketa per tu integruar ne Europe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *