Dadoja e akuzuar për prerjen e kokës së një vogëlusheje 4 – vjeçare që ishte nën kujdesin e saj, pretendon se e ka urdhëruar Allahu për të kryer këtë vrasje makabër.

Gulchehra Bobokulova, 38 – vjeçe, u arrestua ditën e hënë, pasi doli në rrugë me kokën e prerë të vajzës në dorë, në një stacion të metrosë në Moskë.

Teksa ka qeshur gjatë sencës gjyqësore këtë mëngjes, me pretendimin se veprimi i saj ka ardhur nga “urdhri i Allahut”, u zbulua se Bobokulova vuan nga skizofrenia.

Bobokulova, të cilën shtypi i Rusisë e ka quajtur “dadoja e përgjakshme”, është me origjinë nga Uzbekistani me shumicë myslimane. Sipas aludimeve mendohet se 38 – vjeçarja ka patur një të dashur sekret në momentin kur ajo ka kryer krimin e rëndë.

Allah-Ekber ne goje e koke njeriu ne dore! Po shohim shpesh te tille skena ne video. Dihet nga vijne, nga kush frymezohen e kush i ben. Mire eshte te zgjohen nga letargjia njerezit se keto qe shohin jane reale. Te stisura jane zbukurimet qe kerkojne ti bejne ketyre mizoreve duke bere sikur nuk kuptojne ato fjalet qe thone si parulle para krimit.
Po te shkonte ne Shqiperi e te kandidonte me rilindjen do ta kishin bere kryeministre.