Dafi: Nuk jam kopjace e Rihanës

redaktor

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri shpeshherë është komentuar për pamjen e saj të veçantë, ku është kritikuar se kopjon këngëtaret me famë botërore.

Më së shumti ajo thuhet se kopjon yllin nga Barbadosi, Rihanna. Sidomos kur tani ‘Duffy’ është paraqitur me model të ri të flokëve, i cili i ngjason me atë të Rihannës nuk ka mundur t’i shmanget komenteve të bëra për të, ku thonë se e kopjon pikë për pikë RiRin.

Kjo gjë e ka zemëruar këngëtaren, e cila ka postuar një mesazh në rrjetin social Twitter ku thotë “Gjithçka që dikush bën gjithmonë është e ‘njohur’ apo ‘kopje’ për ju njerëz. Mendoj se e di më së miri se çfarë po bëj dhe unë po e bëj atë që jam unë, jo ndonjë artist tjetër. Faleminderit, kalofshi një ditë të bukur ”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *