Prishtina bëhet me qendër të fitnesit dhe atletikës më të madhen në rajon. Tashmë shumica kanë dëgjuar për hapjen e qendrës së fitnesit dhe atletikës Fivestar ku fytyra reklamuese është ylli i estradës kosovare, Dafina Zeqiri.
Fivestar sjell risi në tregun Kosovar me teknologji më të avansuara dhe me hapsirën adekuate sipas standardeve ndërkombëtare.
Kjo qendër do të ofrojë shërbime të shumta të fitnesit në një hapsirë të rehatshme dhe të këndshme, me pajisje moderne dhe të avancuara që i përshtaten nevojave të secilit me çmime të volitshme.
Njëri prej pronarëve shprehet: “Jemi mbledhur disa shokë dhe kemi menduar që Prishtina e meriton një qendër të fitnesit me pajisje të reja, kualitative, teknologji të fundit, higjienë të lartë dhe hapsirë adekuate. Qëllimi i qendrës Fivestar është që të ju ofroj klientëve tanë shërbime të kualitetit të lartë. Jeta dinamike e bën të nevojshme kujdesin për përmirësim të kualitetit të jetës personale, zhvillim të kondicionit fizik, largim të stresit, akumulim të energjisë dhe përmirësim të shëndetit.
Qendra Fivestar posedon 1200 metra katrorë me 120 pajisje të ndryshme dhe investime të përgjithshme që tejkalojnë vlerën prej 1 milion euro.
Teknologjia e qendrës Fivestar është e bazuar në partneritetin me liderin botëror të pajisjeve të fitnesit Precor. Fivestar sjell për herë të parë në Kosovë teknologjinë e kompanisë Precor duke e bërë kështu Kosovën si shtetin e 91-të ku këto teknologji janë prezente.
Qendra ka investuar gjithashtu në teknologjinë Gantner që mundëson qasje në paisje, garderobë, tusha, etj.
Risi tjetër është aplikacioni mobil Preva që është i dizajnuar për të përmirësuar përvojën personale të klientëve duke i motivuar ata për të arritur qëllimet personale të fitnesit përmes monitorimit të rregullt të lëvizjeve dhe ushtrimeve, djegies së kalorive si dhe përmes përcjelljes së rezultateve direkt në platformën online në internet.
Arritja e qëllimeve tuaja të fitnesit nuk ka qenë asnjëherë me e lehtë! (telegrafi)
