Daily Mail: Cherie Blair mori gjysmë milionë stërlina nga qeveria shqiptare

Saimir Lleshi

Firma e Cherie Blair ka marrë rreth gjysmë milionë paund nga qeveria shqiptare për këshillimin ligjor.

Gazeta britanike “Daily Mail”, në një artikull të publikuar sot bën me dije se tarifa prej 493 mijë paund, është dhënë për kompaninë ligjore të bashkëshortes së ish-kryeministrit britanik Tony Blair, këshilltar i kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Sipas gazetës, kontrata ishte prej 378 mijë paund, por më vonë ajo u rrit edhe me 115 mijë paund të tjerë. Gazeta thotë se dhënia e kontratës në fjalë është e “diskutueshme” për shkak të rolit të burrit të saj si këshilltar i kryeministrit socialist në Shqipëri.

Qeveria shqiptare kontraktoi kompaninë ‘Omnia’ për të zgjidhur një çështje ligjore me Rapiscan, një kompani britanike, që kishte fituar një koncesion 15-vjeçar për një sistem sigurie që do instalohej në kufinjtë e Shqipërisë, me një vlerë prej 250 milionë sterlina.

Transaksionet sipas artikullit janë kryer nga Thesari i Ministrisë së Financave.

“Daily Mail”, thotë se pagesa është kryer në 10 nëntor të vitit të shkuar për kompaninë “Omnia”. Kompania në fjalë vijon artikulli, ka përfituar 400 mijë paund në Kazakistan për vetëm 6 muaj për shqyrtimin e traktateve të investimeve.

Roli i ish-kryeministrit Blair në Kazakistan është cilësuar i “turpshëm” nga organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch”, për shkak se i është ofruar mbështetja Presidentit Nursultan Nazarbaye-v, i cili ka kryer masakra ndaj civilëve. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *