Daily Mail: Dua Lipa do të jetë ylli i kësaj vere

Elton Tafaruci

“Ajo ishte në mesin e talenteve më të mira për vitin 2016 në çmimin prestigjioz të BBC ‘Sound of 2016’ falë thjeshtësisë së saj, zërit dhe muzikës pop të kënduar nga ajo e të ndikuar nga hip-hopi. Tani Dua Lipa, ashtu si Rita Ora që ka prindër shqiptarë, ka tërhequr vëmendje të madhe”, shkruan Daily Mail.

Në këtë shkrim më tutje thuhet se 20 vjeçarja ka bërë një depërtim të fuqishëm në industrinë e muzikës. Ajo në moshën 14 vjeçare kishte filluar të bënte ‘cover’ këngët e Nelly Furtados.

Kur familja e saj u kthye në Kosovë, ajo u rikthye në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikë.

Ndërsa në moshën 17 vjeçare talentin e saj e kishte vërejtur menaxhmenti i këngëtares Lana Del Rey, të cilët nënshkruan kontratë me të, për të vazhduar më pas marrëveshja edhe me menaxhmentin e Next Model, dhe prezantimi i koleksionit të veshjeve të dizajneres Stella McCartney.

“E tani, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të rëndësishme muzikore, parashikojmë se kënga e saj e tretë “Last Dance”, do ta vendosë familjen e saj në qendër të vëmendjes”, shkruan Daily Mail.

Përveç këtyre, e përditshmja shkruan se Dua Lipan mund ta dëgjojnë edhe në shumë festivale, dhe albumi i saj i ri, i shkruar pothuajse që një vjet në Los Anxhelos , do të publikohet në verë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *