Kualifikimi historik i Shqipërisë në ‘Euro 2016’ ka detyruar shumë media të mëdha ndërkombëtare të shkruajnë për kuqezinjtë.
Tabloidi britanik ‘Daily Mail’ i ka kushtuar një shkrim Kombëtares të drejtuar nga De Biasi dhe arritjeve të saj.
Sipas ‘Daily Mail’ arritja më e madhe e Shqipërisë deri tani ishte një fitore me Greqinë, ndërsa tashmë nga një ekip i vogël synon të bëjë surprizën në Euro 2016.
Shqipëria të kujton menjëherë Nënë Terezën, por jo futbollin”, shkruhet në këtë speciale, ku përshkruhet rrugëtimi plot peripeci i kuqezinjve në kualifikueset e ‘Francë 2016’, ku nuk lihet pa përmendur edhe ngjarja e Beogradit.
Emrat më të dashur në këtë Kombëtare janë: Lorik Cana, Elseid Hysaj dhe Taulant Xhaka, ndërsa spikat padyshim edhe aftësia e De Biasit për të drejtuar kuqezinjtë.
‘Daily Mail’ shkruan se Sokol Çikalleshi do të jetë në krye të sulmit i cili pritet të vendosë në panik kundërshtarët e Grupit A
