E përditshmja britanike, Daily Mail, zakonisht është dashamirëse ndaj Rita Orës, këngëtares me origjinë shqiptare. Por në një shkrim të gjatë të publikuar ditën e djeshme, ajo thekson se vajza e një pronari pub-i shqiptar, po
e ndërton karrierën duke kërkuar vëmendje, jo duke bërë muzikë. Së fundmi Rita Ora do jetë pjesë e jurisë së “The Voice”, ku do marrë plot 500 mijë sterlina. “Është një alamet shume për Orën, që ka mbërritur si bebe këtu, pasi familja e saj u arratis nga Kosova, veçanërisht nisur nga fakti që ajo nuk është shumë e njohur për muzikën e saj (ka publikuar vetëm katër single deri më tani), por sepse tregon mbathjet apo takimet dhe sjelljet e rrezikshme me miq të famshëm,” shkruan gazeta. Shpesh Rita poston foto duke u puthur në buzë me këdo, që nga
Cara Delevigne e Kate Moss, deri tek Ellie Goulding. Rita ka lindur në Prishtinë në 1990. Babai i saj është Besnik Sahatçiu, biznesmen në Kosovë, tani pronar i një pub-i. Mamaja e saj, Vera, është psikiatre. Rita e ndërroi mbiemrin nga Sahatçiu në Ora, për ta pasur të lehtë shqiptimin. Emrin e ka marrë sipas Rita Hayworth, aktorja e preferuar e babait. Familja e saj u vendos në Londër në vitin 1991. Babai ka në pronësi pub-in Queen’s Arms, në veriperëndim të Londrës. “Ajo është e dashuruar pas selfieve. Poston qindra të tilla online, shpesh me mbathje apo me bikini- e ndonjëherë pa to fare,” shkruan gazeta. Por kjo e ka ndihmuar që të ketë një pasuri prej të paktën 3 milionë sterlinash (në rritje). Prej dy vitesh thuajse bën gjithçka tjetër, përveçse muzikë, shkruan Daily Mail. Në fund gazeta thekson se sido që të shkojë roli i saj në “The Voice”, diçka është e sigurt: “Ajo është një hit. Epo si është kjo punë, si do që të sillesh, dikush do të ketë gjithmonë diçka për të thënë, ndaj, Go Rita, Go.

SJAN ANGLEZET QE FLASIN KEQ PER RITEN POR PAGUAJN QARQET SERBE PER TE NJOLLOSUR KETE YLL NE RITJE