Daja: Largohem nëse s’kualifikohemi në Europë

Dita

Trajneri i Tiranës, Ilir Daja u shfaq i zhgënjyer pas humbjes në derbi me Partizanin, teksa për mikrofonin e Supersport bënë dhe një deklaratë të fortë.

“Do kërkoja falje publike tifozëve tanë. I premtoj këtu që nëse Tirana nuk shkon në Europë nën drejtimin tim, unë nuk do të vazhdoj më punën në skuadër. Këtë e them jo për t’u treguar i dobët, por për të treguar se skuadra e ka forcën që ta arrijë objektivin. Në 12 minutat e para pësuam dy gola nga goditje standarde, nga të cilat nuk kishim pësuar asnjëherë më parë në kampionat.

Presionin e derbit nuk e kemi menaxhuar mirë në aspektin psikologjik. Mungesa e Muçës ka ndikuar në repartin e mbrojtjes, por kjo ndikon edhe në repartet e tjera. Pavarësisht se sakrifikoi sot, sjellja e Bakajt nuk i përgjigjet nivelit që ka si lojtar. Por, një gjyqtar i nivelit të Jeminit duhet ta menaxhonte më mirë derbin. Jo se ishte faji i gjyqtarit, por me përvojën që ka duhej të ishte sjellë ndryshe”, tha Daja.

Share This Article
1 Comment
  • Thefsh qafen o Ilir Daja se kurre nuk ke qene njeri,pa le trainer!
    Asnje futbollist nuk ke nxjerre ti nga skuadrat zinxhir,sepse je marre me allishverishe e jo me futboll!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *