Dajti: 4 viktimat pa uniformë policie ditën e ngjarjes

redaktor

Dritan Dajti vazhdon të tërheqë zvarrë drejtësinë shqiptare duke mos i dhënë mundësi të vijojë normalisht procesin ndaj tij.

Nga salla e gjyqit, Dajti ka drejtuar gishtin ndaj prokurorisë  duke e akuzuar për falsifikim të fakteve.

Në seancën e sotme gjyqësore, Dajti ka deklaruar se 4 viktimat  ditën e ngjarjes ishin të veshur civilë dhe nuk kishin asnjë shenjë apo logo uniforme policie.

“Më akuzoni për vrasjen e 4 policëve, por ata ishin me veshje civile dhe kjo gjë është e faktuar. Viktimat Alket Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari ishin me veshje civile.  Prokuroria po falsifikon faktet” është shprehur Dajti.

Ndërsa Prokurori I çështjes Ardian Nezha ka hedhur poshtë akuzat e të pandehurit për falsifikim të fakteve.  “Veshjet ua kemi kthyer familjeve të viktimave, nuk po falsifikojmë fakte” është shprehur ai.

Por I menjëhershëm ka qënë reagimi I të pandehurit Dajti I cili ka theksuar se më në fund Prokuroria pranoi që 4 policët ishin me veshje civile ditën e ngjarjes.

Më pas ai është larguar nga salla e gjyqit duke deklaruar se në seancën e radhës do të dëshmojë sërish duke dhënë të tjera fakte për vrasjet.

Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.

Share This Article
1 Comment
  • Besoj fort se Dritan Dajti do te jete promotori i denoncimit dhe vertetimit te krimit te eproreve te policise,me agron kulicin ne krye,ndaj kater efektiveve qe u vrane ne Durres.
    Edhe pse informimi mediatik ,per kete gjyq, eshte bere me pikatore une besoj se procesi do te behet shume dobiprures per mua qytetarin korrekt me ligjin.
    Cuditem se si mediat nuk e kane perzene kemba kembes kete proces.Nese do ta benin,Dritan Dajti ,nuk do t’i terhiqte zvarre (bash ashtu sic e meritojne) eunuket e prokurorise dhe gjykates.Ai po ben thirrje per prani serioze te mediave ne kete proces.DEGJOJENI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *