Dako tregon takimin e parë: Ja ku kam pirë kafe me Astrit Avdylajn

Leda Hysa

Kryebashkiaku Vangjush Dako ka sqaruar edhe njëherë afrimitetin e tij me fisin Avdylaj.

I ftuar në emisionin “Repolitix” për të sqaruar përgjimet e publikuara nga media gjermane Bild, Dako këmbënguli se personi me të cilin flet në telefonatën e përgjuar nuk është Astrit Avdyli, pasi nuk mban mend të ketë folur ndonjëherë në telefon me të.

Më tej ai theksoi se ka pirë kafe me Astrit Avdylajn dhe është ulur në një tavolinë me të.

“Kemi pirë një kafe në Shijak pas një aktiviteti elektoral. Kemi qenë rreth 10-15 persona dhe aty ka qenë edhe Astriti dhe shumë persona të tjerë që na kanë përshëndetur.

Ata kanë mbështetur PS-në, kanë dhënë maksimumin që Partia Socialiste të fitojë.

Unë s’mbaj mend të kem folur ndonjëherë me të në telefon, ndoshta ka folur aksidentalisht,”– u shpreh Dako ndër të tjera.

 

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
      • Dako naiv qe ra ne kurthet e skenareve te PD-se - Avdylaj nje vrases i liruar nga gjykatesit e shqupit per te bere skenaret e parapergatitur says:

        Tani qe dolen fakte te reja lidhur me Avdylaj cdo gje eshte e qarte. Sipas Gazetes Tema Avdylaj eshte liruar para kohe nga nje burgimi 16 vjecar per vrasje. Pese gjygjtaret e Gjykates se Larte qe e leruan Avdylaj nga burgu para kohe kane qene gjykates te emeruar nga Berisha ne vitin 2013. Pra bisedat e Avdylaj dhe pergjimet kane qene te gjitha te para-menduara dhe te organizuara sipas nje skenari te pergatitur ne zyrat e shqupit me specialistet e vet te SHISH dhe policet e saj. Dako ka rene ne kurthin e shqupit duke mos menduar gjate dhe duke mos kontrolluar backgroundin e Avdylaj duke menduar qe ky kopuk po perpiqej te ndihmonte PS-ne dhe jo qe po pergatiste nje varr per Dakon ne bashkepunim me sistemin e inkriminuar te PD-se dhe me skenaret e pergatitur ne bodrumet e shqupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *