D’Alema: Nga borxhi grek përfitojnë kreditorët

Dita

Jo të gjithë mund të dalin të humbur nga kriza greke. Ish kryeministri i Italisë Massimo D’Alema i ka dhënë të drejtë përgjigjes JO të referendumit të grekëve të së dielës. Një nga firmëtarët e apelit ndaj autoriteteve europiane për më shumë fleksibilitet ndaj borxheve të Greqisë dhe masave shtrënguese, në një intervistë për RAI Neës24 i ka dhënë shpjegimin se si janë përdorur 250 miliardët që Europa i ka huazuar Greqisë.

Ne i kemi dhënë Greqisë 250 miliardë euro, por jo për pensionet e qytetarëve grekë, por për të paguar interesat e bankave gjermane, franceze dhe pjesërisht italiane. 220 miliardë nga 250 që ishin ndihmat iu shkuar drejt bankave gjermane, franceze dhe italiane që kishin interes për huadhënesit. Kështu që në të vërtetë kur thuhet ne paguajmë pensionet e grekëve…JO ne paguajmë bankat gjermane, kjo është e verteta. Është një rreth, këto para qarkullojnë në formë rrethi, por grekët nuk i ndjejnë as erën.”, Massimo D’Alema.

Duke argumentuar mekanizmin e fitimit të bankave gjermane, Ish -kryeministrit D’Alema shpreh bindjen se bashkimi monetar i Europës nuk mund të funksionojë pa një Bashkim Europian të ekuilibruar dhe se pabarazitë mes vendeve të pasura dhe atyre të varfra kanë tendencë të rriten pa një bashkim politik.

“Bankat gjermane mbledhin para nga kursimet e qytetareve gjermanë dhe blejnë titujt e Greqisë. Greqia paguan 15% taksa mbi interesin që është një vend me rrezik, dhe kështu bankat gjermane fitojnë një mal me para. Nga një vend I varfër si Greqia burime të mëdha transferohen në një vend të pasur si gjermania nëpërmjet diferencës së taksës së interesit. Kështu vendi I varfër varfërohet gjithnjë e më shumë ndërsa vendi i pasur avantazhohet gjithnjë e më shumë, shton më tej ish kryeministri i Italisë.

Sipas D’Alemës mekanizmi i masave shtrënguese ka falimentuar dhe se tashme Europa duhet të ketë një tjetër qasje ndaj Greqisë me investime.

Share This Article
2 Comments
  • Me vjen shume mire qe Dalema jep edhe nje here mendimin qe kam çfaqur disa here ne Tema dhe Dita.
    Bashkimi monetar pa bere me pare bashkimin Politik,bashimin taksor, bashkimin socjal nuk mund te funksjonoje sepse te 19 vendet e Eurozones jane shume te ndryshme dhe kjo sidomos per sa i perket Performances ekonomike.
    Euro per Gjermanine eshte e nenvleftesuar me te pakten 20 % ne krahasim me vendet e Europes Jugore si Franza, Italia, Spanja, Portugaliae etj. Ky fakt ben qe edhe mallrat gjermane te dalin me 20% me te lira dhe ky eshte edhe gabimi me imadh i konstruksionit te Euros ose Thembra e Akilit e Euros.
    Perveç kesaj jeta tregoi se Politika e kursimit qe imponoi Gjermania te pakten per Greqine ishte nje bllof i madh ekonomik, per te cilin po paguan populli i thjeshte grek qe nuk ka asnje faj.

  • Drejt plaku,por ne shpejt do i harojm kto te verteta te ktij kryeministri dhe perseri do vihesh ne shenjester te urrejtjes ndaj greqis qe ne fund te fundit kjo greqi na hap syt se si punon ky sistem ! Vec ksaj qe thot ky kryeminister, shto korupsionin qe kta gjerman mbollen ne nje terren mjaft te “ngroht” qe “korri” rezultate fantastike !Themi ne “gjeti shesh e beri pershesh” e tani na bejn sikur nuk dinin e kerkojn ta vazhdojn kte loj akoma passi nuk ju kan len asnje shteg per rugdalje !U mesuan keq e ky Cipra po ju ngel ne gryk dhe e shof shum te veshtir te shpetoj nga thojt e tyre vec po u zgjuan e te tjer popuj qe kan henger “tullumin” e ktyre qe permend ky Dalema ! ……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *