Daliç, ironi dhe sulm ndaj Real: Fajin e kanë të huajt

Ornela

Pasi ëndërroi deri në sfidën finale se do të shpallej kampion bote në një rrugëtim të denjë për përrallat e futbollit, Kroacia duhet të mbrojë me nder atë që arriti në botërorin e kësaj vere, përveç prestigjit.

Te dalmatët kanë ndryshuar rezultatet por është dikush që nuk ndryshon thuajse kurrë, trajneri Zllatko Daliç dhe shpërthimet e tij aspak diplomatike.

Në konferencën para ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës që mund të sanksionojë rënien në Ligën B të ballkanasve, pati vend për polemika, mbi trajtimin që i bëri reali, futbollistit më të rëndësishëm kroat.

Kur humbasin te Real Madrid, ia faturojnë fajin gjithmonë futbollistëve të huaj. Në fillim me Modric e tani me Toni Kros, kjo është mënyra e tyre. Luka Modric ka shkëlqyer për një vit dhe është normale të mos shkëlqejë por ai mbetet futbollisti më i mirë në botë aktualisht”, tha trajneri Zllatko Daliç.

Trajneri nënkampion bote me Kroacinë, zgjidhi të mos ironizojë direkt rivalët spanjollë, por e bëri këtë me Realin e Madridit, skuadra që furnizon me më shumë lojtarë trajnerin e La Roha, Luis Enrike.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *