Policia e Tiranës ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e 8 viteve më parë në familjen Buçi, ku viktimë mbeti 23- vjeçarja Eglantina Buçi.
Vajza ishte larguar nga shtëpia, dhe babai bashkë me të vëllain Shkëlzen Buçi e konsideruan këtë një humbje nderi të familjes. Në një lagje në Tiranë, Shkëlzen Buçi kishte lënë takimin me të motrën, ku në kërcënimin e armës e mori në makinë dhe më pas e vrau me plumb në kokë. Bashkë me të atin e morën dhe e groposën tek Mali me Gropa. Një muaj pas groposojes, kafshët e egra e kishin zbuluar trupin e pajetë derisa një ditë një gjahtar gjeti eshtrat dhe njoftoi Policinë.
23-vjeçarja Buçi ishte deklaruar e humbur, teksa kallëzimin e kishte bërë e ëma. Kur Policia mori në pyetje të atin, ai deklaroi se ishte prostitutë në Itali, pra ishte viktimë e trafikut të prostitucionit.
Policia vazhdimisht kishte dyshime sepse familjarët nuk bënin asnjë kërkim apo tentativë për ta gjetur. Derisa në 2017 Shkëlzen Buçi ra në prangat e Policisë pas atentatit ndaj Mishel Prelës.
Pas ekspertizës mjeko-ligjore të eshtrave të viktimës, doli se ajo ishte Eglantina Buci dhe pikërisht autorë ishin i ati dhe i vëllai.
a.t / dita

E megjithate familja eshte buci, dhe jo bucja.