Dalin detajet, droga e gjetur në Portin e Durrësit ishte e fshehur në arka me kastraveca

DITA Online

 

Rreth 1 ton drogë është zbuluar sot nga policia e Durrësit, e cila ishte fshehur në një kamion fruta-perimesh që do të kalonte në Itali me destinacion Hollandën.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit, një shtetas maqedonas, si dhe ka vënë në pranga dy persona të tjerë të cilët dyshohen se kanë futur drogën në kamionin e mbushur me arka me kastraveca.

Njoftimi i policisë

Durrës, më 07.06.2017 Port- Durrës. Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lëndë narkotike drejt Italisë. Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme Cannabis Sattiva.

Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.

Më datë 06.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin kamion tip Daf, me drejtues një shtetas maqedonas, pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner.

Në përfundim u konkludua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me katsraveca dhe në mes të kastravecave kishte qese të mbushura me lëndë narkotike.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për peshimin e lëndës dhe hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Share This Article
2 Comments
  • “Dalin detajet, droga e gjetur në Portin e Durrësit ishte e fshehur në arka me kastraveca”
    uau,prandaj nai paskan gjetur!!
    ec se herën tjetër e fçefim në karka me muçmolla!gjejeni po deshët pastaj!!
    “Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”
    si do të bëhet asgjesimi i saj??
    në formën e shitjes??
    me shumicë a me pakicë??
    ps:nuk e di se çfar ndikimi ka pasur krate kid në zënjen e kësaj sasie droge!

  • “Dalin detajet, droga e gjetur në Portin e Durrësit ishte e fshehur në arka me kastraveca”
    uau,prandaj nai paskan gjetur!!
    ec se herën tjetër e fçefim në karka me muçmolla!gjejeni po deshët pastaj!!
    “Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”
    si do të bëhet asgjesimi i saj??
    në formën e shitjes??
    me shumicë a me pakicë??
    ps:nuk e di se çfar ndikimi ka pasur krate kid në zënjen e kësaj sasie droge!
    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *