Vijnë si pelegrinë, gjakovarët rinjohin serbët që kanë bërë krime lufte

Dita

Rajoni i Gjakovës është një nga zonat më të goditura nga lufta në Kosovë gjatë viteve 1998 – 1999.

Ardhja e përvitshme e pelegrinëve serbë në Gjakovë është një histori që përsëritet, por gjakovarët janë irrituar, pasi kanë rinjohur kriminelë serbë mes të ardhurve me autobusë.

Aktivistja Shkëndije Hoda, ka rrëfyer për emisionin COSMO të KTV-së, qindra fotografi që dëshmojnë krimet e luftës të bëra nga serbët në qytetin e Gjakovës dhe fshatrave përreth.

Në mesin e tyre janë edhe fotografi që  identifikojnë me fytyra dhe emra disa ushtarë, policë, paramilitarë dhe qytetarë serbë të përfshirë në krime kundër shqiptarëve në rajonin e Gjakovës.

Ndër ta Vesko Veshoviq, Zhelko Ristiq i njohur si Don Surle, Llazomir Drashkoviq, Ljubisha Dogangjiq, Zoran Shmogiq, Rude Bllahoviq, Radomir Çoliq, Millosh Shçepanoviq, Zoran Markoviq – Rusi, Bora Bllahoviq, Gojko Deliq dhe Hysni Buzani.

 

https://youtu.be/vFfRLZuN624

Share This Article
2 Comments
  • Kriminet jane SERBE, BE dhe Amerika i kerkojne ne Kosove dhe mbajne me force Gjykaten Speciale e cila sot duhet te ishte ne Beograd….turp dhe poshtersi.
    Masakrat e serbeve kunder kosovare nuk do te gjykohen asnjehere, do te kujtohen vetem si histori.
    BE po i ben vend Serbis ne gjirin e saj megjithse ishte shkaktari i shume luftrave dhe genocideve ne ish Jugosllavi

  • cojini ne Bruksel se burokratet kane harruar pamjet e genocidit… pastaj le ta fusin serbine ne BE dhe Kosoves as ti mos liberalizojne vizat!!! Te pakten te mos thone nuk e dinim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *