Dalin hartat ku do rindërtohen 7 zonat e reja për të prekurit nga tërmeti

J L

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave të miratuar në datë 13 shkurt, janë botuar në Fletoren Zyrtare shtatë zonat e reja për zhvillim, rindërtimin e banesave pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

Në Fletoren Zyrtare janë publikuar hartat ku do të ndërtohen zonat e reja, të cilat janë 2 në Durrës, një në Kavajë, një në Krujë, 2 në Lezhë dhe një në Vorë

Zonat e reja të shpallura për zhvillim për rindërtimin pas tërmetit:

Durrës-zona 2

Durrës-zona 3

Kavajë-Golem

Krujë-zona 1

Lezhë-zona 1

Lezhë-zona 2

Vorë-Marikaj

Qeveria ngarkon Fondin Shqiptar të Zhvillimit për këto zona, si njësi zbatuese për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara, ndërtimin e rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike, realizimin e ndërtimeve në këtë zonë dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit.

Në 31 Janar ministri për Rindërtimin Arben Ahemtaj deklaroi se në total janë 18 zona ku do të ndërtohet pas tërmetit tragjik.

Dy ditë më parë Konferenca e Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë” organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, mblodhi 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende që morën pjesë në këtë konferencë për të shprehur solidaritetin ndaj Shqipërisë në përpjekjen për t’u ringritur pas tërmetit.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ne radhe te pare desha te falenderoj z Ardian Civici dhe z Selami Xhepa per kulturen dhe profesionalizmin e larte qe i karakterizon per problemet ekonomike .
    Por me vjen keq per shtjellime politike te patyre ekonomike si me rastin e z Guxholli.
    Pse, do thote dikush; sepse ne momentin e tanishem duhet menduar e sqaruar per perdorimin e kesaj shume ne interes te Shqiperise , jo te zihemi si ne skecin e Rremes se Durrsit me paret e shumta.
    Une mendoj se nje pjese e mire te shkojne ne investime.
    Lagj 14 e Tiranes te emerohet Lagj “Rinia”dhe te hiqen ato “Yzberisht Kashar”etj per te cilat nuk jane as njera as tjetra pervecse te huazuara.
    Termeti demtoi shume pallate , infrastu
    ruktura rrugore ,ajo energjitike , ndricimi, gjelberimi jane krejt ta paqena.Nje investim ne infrastrukturen e energjise do te pakesoje humbjet ne rrjet.Sistemimi i infrastruktures do te shtoje biznese anes bulevardit…. ngritja e shkollave , kopshteve e cerdheve ne lagje do te lehtesoje jetesen e banoreve . Gjelberimi dhe krijimi i ambjenteve te per pushim e loje do te sjelle kulturimin e metejshem te rinise por edhe te hedhesve te plerave nga kati i peste. Servila politike ,sahanlepires gazetarie,medioker qe flasin shqip pa u ndalur me fjale te pista perballe ndjesise popullore shqiptare jane te neveritshem.
    Per mendimin tim kush ka nje bibloteke personale qe ka lexuar per kenaqsine e tij duhet te rreflektoje bukurine e shpirtit te tij me elegancen e kultures ne cdo ambjent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *