Të gjithë ata maturantë të cilët duan që të ndjekin studimet e larta, kanë mundësi që të njihen me koefiçientët e lëndëve me zgjedhje.
Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve kanë miratuar listat zyrtare të koeficienteve për lëndët me zgjedhje dhe llojin e shkollës së mesme.
Fakultetet kanë vlerësuar me koeficientet 1,0, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të gjitha lëndët me zgjedhje dhe llojin e shkollës së mesme që maturanti ka ndjekur. Po gjatë ditës së djeshme ka nisur zyrtarisht edhe procesi i aplikimit online, për plotësimin e formularit A1 nga maturantët e kryeqytetit.
Për renditjen e dy provimeve me zgjedhje maturantët duhet të tregojnë kujdes dhe të konsultohen më parë me koeficientet, për të shmangur zgjedhjen e gabuar që mund të çojë në uljen e pikëve për të fituar universitetin.
Koeficentët e lëndëve me zgjedhje, MSH 2015
Koeficentët e profileve të shkollave, MSH 2015
Udhëzues për aplikimin online nga Portali Qeveritar, MSH 2015
