Dalin mesazhet/ Vrasësi dhe viktima ishin shokë, çfarë biseduan një ditë para ngjarjes tronditëse

Ornela

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e kaluar Shkodrën dhe mbarë opinionin publik, ku u ekzekutua me breshëri automatiku 23-vjeçari Gledis Kraja.

Pas krimit, policia identifikoi autorin e dyshuar të vrasjes, i cili ishte shtetasi Sebastian Smakaj. Ky i fundit rezulton të ketë qenë shok me viktimën.

Një gjë e tillë kuptohet edhe nga profilet e ‘Facebbok’ të Krajës dhe Smakajt, të cilët jo vetëm që ishin miq, por edhe pëlqenin fotografitë e njëri-tjetrit apo komentonin.

Më poshtë do gjeni disa komente të shkëputura nga profilet e tyre, ku shihet se autori i dyshuar i vrasjes ka komentuar në fotografinë e Krajës dhe ky i fundit ja ka kthyer.

Nga ana tjetër, edhe 23-vjeçari shihet që i ka pëlqyer një fotografi Smakajt, ndërsa siç shihet nga fotot e marra nga profilet e tyre, komunikimi i fundit mes tyre është vetëm një ditë para vrasjes.

Ndërkohë, ky i fundit është edhe besimtar mysliman, pasi këtë e tregojnë edhe postimet e tij të shumta për fenë në ‘Facebook’.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *