Shtëpia e ankandeve Christie’s nxjerr në shitje tekstet e disa këngëve të padëgjuara të këngëtarit Bob Dilan. Ankandi “Pop Culture” pritet të mbahet në 26 qershor. Mes teksteve është edhe poezia mbi të cilën u krijua kënga “Go Away you Bomb”, e shkruar nga vetë Dilan.
Tekstet nuk janë publikuar kurrë dhe janë kryesisht shënime me shkrim dore, të cilat flasin shumë për mënyrën se si krijonte Dilan. Christie’s i ka blerë shënimet nga Israel “Izzy” Young, themelues i Folklor Center në Greenwich Village në New York. Young është organizatori i koncertit të parë të Bob Dilan. Vlera e teksteve varion nga 25 mijë – 35 mijë stërlina (29 mijë – 41 mijë euro).
