Dalin në dritë dokumente të reja për skandalin “Lewinsky”

redaktor

Arkivat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara publikuan të shtunën rreth 10 mijë faqe dokumentesh që zbulojnë detaje në lidhje me “skandalin Lewinsky” dhe çështje të tjera të qeverisë së Presidentit Bill Clinton (1993-2001). Dokumentet tregojnë strategjinë që ndoqi Shtëpia e Bardhë për të mbrojtur presidentin nga skandali që shkaktoi zbulimi i aferës me Monica Lewinskyn e që tronditi presidencën e tij. Mes të dhënave të tjera gjenden edhe linjat strategjike të komunikimit dhe një listë pyetjesh që mund t’i bënin gazetarët në intervistat e lidhura me gjyqin politik, të cilit iu nënshtrua pas skandalit. Më këto dokumente, Arkivat Kombëtare kanë publikuar që prej shkurtit 30 mijë faqe të epokës Clinton, në të cilat janë gjithashtu mesazhet online që kanë shkëmbyer ndihmësit e tij. Shtëpia e Bardhë në “orgazëm” të plotë politike për të shpëtuar Bill Clinton kërkon ndihmë edhe në librin e Talmudit (libër i shenjtë i hebraizmit) për të bindur Amerikën se historia me Monica Lewinsky nuk kishte qenë kurrë një “marrëdhënie seksuale”, por vetëm “onanizëm”, sikur me këtë, një president i Shteteve të Bashkuara do të mund të mburrej. Punonjës të Shtëpisë së Bardhë i kërkuan mendimin një specialiste për interpretimin e ligjit hyjnor, profesoreshës në kolegjin Dartmouth, Susannah Heschel, që mesa duket i hodhi Clintonit një varkë shpëtimi. “Sipas ligjit klasik të hebraizmit- u përgjigj specialistja e Talmud – tradhti quhet vetëm kur një burrë i martuar ka një raport seksual të plotë me një grua të martuar dhe Monica Lewinsky është beqare. Në rastin më të keq, presidenti është i fajshëm për onanizëm, një mëkat që me shumë mundësi bëhet edhe nga shumica e meshkujve hebrenj”. Në dokumente zbulohet gjithashtu se si stafi i Shtëpisë së Bardhë që kishte nuhatur marrëdhënien e Monicas me presidentin kërkonte që asaj “t’i sigurohej një punë në një agjenci tjetër”. Nuk zbulohet se nga kush është bërë kjo kërkesë, por është e qartë që vjen nga lart. Bëhet e qartë se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë kërkuar të transferojnë Lewinsky në Pentagon për shkak të pasionit të saj me Bill Clinton. “Duhet të sigurohemi që ajo të fillojë një punë tjetër”, u thotë Patsy Thomasson, zyrtare e Shtëpisë së Bardhë, dy deputetëve. “Po punojmë ngushtë me DOD (Departamentin e Mbrojtjes) për të bërë që kjo të realizohet. Nuk kemi finalizuar marrëveshjen, por po punojmë për këtë qëllim”. Menjëherë më pas Lewinskyt i është dhënë një rol si asistente e zëdhënësit të shefit të Pentagonit, Kenneth Bacon, ku ajo qëndroi deri në dhjetor të vitit 1997, kur takoi Linda Tripp, punonjësen e qeverisë e cila në fund shkaktoi rrjedhjen e lajmit të aferës duke regjistruar bisedat me Lewinskyn. Një tjetër temë që shfaqet në dokumente është krijimi i politikës së njohur si “Don’t ask, Don’t tell” (Mos pyet, mos trego) , e miratuar në vitin 1993, që toleronte pjesëmarrjen e homoseksualëve në Forcat e Armatosura të vendit gjithnjë nëse ata nuk zbulonin orientimin e tyre seksual dhe që u shfuqizua në vitin 2011. Nga ana tjetër ka faqe të dedikuara raportit të Clinton me multimilionerin amerikan Marc Rich, i cili në vitin 1983 u largua nga Shtetet e Bashkuara për të mos u përballur me dënimin për evazion fiskal dhe marrëdhënie me krimin e organizuar, një çështje që gjithashtu shkaktoi shumë polemika. Rich u akuza për shmangien e taksave me vlerë 48 milionë dollarë dhe blerjen në mënyrë të paligjshme të naftës nga Irani gjatë krizës së pengjeve më 1979. Gruaja e tij Denise Rich, ishte një nga kontribuueset më të mëdha ekonomike të Partisë Demokratike.

Share This Article
11 Comments
  • Thjesht nje sajese per mediet, jo se deshte ky por e kerkon politika! Cifutet sajuan edhe me fotografit e henes esht e njellojt edhe ky ku ka pas te beje shum me cifutet, bile vajzen e tij e martoj me nje te tille! I kan qef shum paret e shkreta si ky edhe dallkaukja hilleri!

  • balta bie mbi baltat dhe jo mbi shenjtoret.
    shenjtoret me te mire jane ata qe modelin demokraci e aspirojne dhe e shndrojne ne realitet,si ndricues per vendet e diktaturave.
    dhe cifti klinton eshte model
    i dashurise
    i jetes
    i demokracise se vendit te vet
    i politikes me vlera qe asnje antivlere e prodhuar si skenar filmash nuk ka fuqi te plurose,kete personaliet edhe per ne shqiptaret

  • klintoni ka respektin tone,per fat ne ishim ne nje ane me ta.por ai ka qene shume pro politikes se hebrenjeve d.m.th roshtildeve.ne nje moment pati ferkime me ta dhe ketu hyne agjentja,dhe e bija e nje rabini lewinski.

  • Akoma vazhdon t’u djege suma republikaneve nga presidenca rrezellitese dhe e paqte e Klintonit.U ka met sahati tek Lewinsky.
    Ky eshte nje lajm i mire,,,,Billi dhe familja Klinton nuk duhet ta rruje fare trapin per ta.
    Sa per ne shqiptaret vetem mirenjohjen duhet te ngulisim ne histori per vepren e tij dhe Tony Blair ne shpetimin dhe ngritjen e shtetit te Kosoves.TUNG.

  • Perseri republikanet e Amerikes, nuk dine se cfare argumentesh te sjellin per ta luftuar Hillarin( duan te bien xhef bushin- me idiotin e busheve si president perseri) dhe nxjerrin muhabetet e Lewinskit qe aq pare mend kishte ne koke sa ju qep nje burri te martuar dhe beri cmos jo vetem ta fuse ne kurth por edhe te mbaje prova( se pse nje vajze e re duhet te mbante prove fustanin me “njolle” ne vend ta hidhte ne plehra, ata qe jane te mencur e kuptojne)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *