Dalin pamje të reja nga grabitja e Rinasit

Dita

Një tjetër video është publikuar në media e cila tregon lëvizjet e grabitësve të 1 milionë eurove në aeroportin “Nënë Tereza”, Rinas. Pamjet janë regjistruar nga kamerat vëzhguese të një biznesi në rrugën nacionale Rinas-Fushë-Prezë, afërsisht 3 km në veriperëndim të aeroportit.

Ato tashmë janë administruar tashmë nga policia, nëpërmjet të cilave hetuesit kanë ndërtojnë një skemë të lëvizjes së autorëve pas grabitjes në Rinas, raporton Report tv.
Nga pamjet duket qartë se mjeti i përdorur nga grabitësit vjen nga një rrugë e fshatit Fushë-Prezë dhe futet në rrugën e Rinasit. Shpejtësia e mjetit duket se është relativisht e lartë për kategorinë e rrugës ku ai është duke lëvizur.

Edhe futja e tij në rrugën drejt Rinasit, bëhet në mënyrë të shpejtë. Pak minuta pasi vetura doli nga kjo rrugë, ndodhi grabitja në aeroportin e Rinasit, ku u morën afërsisht 1 milion euro.

Pasi është kryer grabitja brenda aeroportit, vetura e autorëve futet sërish në rrugën në të cilën kishte dalë 10 minuta më parë. Vetura ka marrë në të majtë, në drejtim të fshatit Fushë-Prezë, në një rrugë të shtruar me asfalt.

Pasi ka ecur rreth 600 metra, mjeti është futur sërish majtas në një rrugë të me çakull, ku edhe është djegur. Në këtë kohë aty ka qenë duke pritur një furgon Mercedez-Benz, që është përdorur në fazën e dytë të grabitjes.

Me të personat janë larguar duke ndjekur një rrugë në drejtim të fshatit Fushë-Prezë për të dalë në fshatin Gjeç-Fushë në drejtim të fshatit Bërxull. Grabitësit dyshohet se kanë përdorur kryqëzimin e rrugës së Rinasit me atë Bërxull-Laknas.

Pikërisht në këtë zonë nuk ka më informacion se çfarë drejtimi ka mbajtur automjeti. Hetuesit dyshojnë se itinerari i përdorur nga grabitësit ka qenë përafërsisht i njëjtë dhe i paracaktuar.

Share This Article
4 Comments
  • Gjurmët i morëm vesh ,për ujkun dini gjë,,,!Këto nuk i duhen fare lexuesve ,le të meren organet përkatëse,lërini llojet se po na shqetësoni kot.

  • Pse vazhdoni akoma me keto gjera?
    Hajdutet vjedhin vrasin kudo ne bote.
    Vjedhin Banka, Avjone, Makina te blinduara, Kazino.
    Ai qe i mbledh keto para, ka detyre ti ruaj.
    Ketu problemi ka te beje me shume me sigurimin e Aeroportit nga akte Terroriste.
    Leket e ketyre Bankave apo bizneseve nuk eshte problemi jone.

  • Vjedhjet politike,sic di t’i beje vetem Saliu nuk gjenden
    kurre ?! Salushi di te vjedhe dhe di te fshehe !!! Eshte
    e njohur nahia e tij hajnie per keto gjera prandaj mos u
    lodhni kot me gjet hajdutet ! Te gjitha vjedhjet ne Shqi-
    peri i ben Saliu me bandat e tj te Lacit e Mamurrasit ! Ai
    ka thene hapur se me bandat e lacit dhe mamurrasi “une
    marr pushtetin”??? Tash Ai me qe e di s’e pushtetit i
    “rruan”bishtin i eshte vene zanatit te te pareve te tyre
    hajnise ,me vjedh sa te mundesh per te blere votat e
    hajnave qe per t’i dhene votat Salushit,me pare ky i
    fundit duhet t’i mbushe xhepat ndryshe ata nuk i vijne
    mbrapa kryekriminelit shqiptar Sali Millosh Fasllic Beri-
    shovicit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *