Dalin për gjah së bashku, vret gabimisht shokun

anazapta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, teksa një grup shokësh kishin dalë për gjah.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Vishnje të Tiranës, ku një 32-vjeçar ka vrarë aksidentalisht një gjahtar tjetër.

Guido Neziri, 32 vjeç, nga Kërraba, ka vrarë aksidentalisht 26-vjeçarin Rigers Kukli, nga Mulleti.

Mësohet se shkrepja fatale ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së 32-vjeçarit Neziri, i cili është vënë në pranga nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Policia bën me dije se ka marrë në pyetje edhe tre shokët e tjerë: Dashamir Shehi, Bashkim Alla dhe Gentian Lule, si dhe ka sekuestruar armën e vrasjes, një çifte “Bereta”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *