Dalin rezultatet e 53 kutive për bashkinë e Kavajës, ja kush kryeson nga 3 kandidatët

Gazeta Dita

Pas mbylljes së numërimit të votave për deputetë në Kavajë ka nisur procesi i numërimit të kutive për kryetar të Bashkisë.

Mësohet se ka përfunduar numërimi për 53 kutitë e para, ku kryeson kandidati i Partisë Socialiste Dorjan Murati.

PS- Dorjan Murati ka marrë 6869 vota;
PD- Isa Sakja 6649 vota;
LSI- Maksim Kona 1144 vota.

Raportohet se deri më tani janë numëruar kutitë e Golemit, Helmasit dhe Synejt.

Kavaja votoi të dielën për përfaqësuesit e rinj në parlament si dhe për kryetarin e ri të Bashkisë. Kujtojmë se deri pak muaj më parë Bashkia drejtohej nga Elvis Rroshi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *