Dalin shifrat, varianti britanik përhapet frikshëm në Itali

Ornela

Varianti britanik i koronavirusit ka gjetur “terren” në Itali.

Sipas studimit nga Instituti i Lartë Italian i Shëndetit, mutacioni britanik u gjet në rreth 20% të rasteve të koronavirusit të regjistruar në vend në 3 dhe 4 shkurt.

Hetimi u bazua në një mostër prej 3,600 rastesh nga të gjitha rajonet e vendit. Sipas mediave italiane, mutacioni britanik u gjet kryesisht në rajonet e Italisë qendrore.

Asnjë shpërthim nuk është raportuar deri më tani, por ekspertët janë të shqetësuar se infeksionet për shkak të mutacionit mund të rriten në javët e ardhshme.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *