Kreu i këshilltarëve të Majtë në Bashkinë e Tiranës ka reaguar pas deklaratës së bashkisë që kërkonte nga opozita të mos politizonte problemet që kanë qytetarët e Tiranës. Në një reagim në “Twitter”, Aldrin Dalipi thekson se argumenti i bashkisë është qesharak. “Një kryetar bashkie që nxjerr reagime ku i thotë opozitës se të jesh me qytetarët kur janë pa drita është konflikt politik, është qesharak!”, thuhet në reagimin e Dalipit. Më tej, kreu i opozitës në këshillin bashkiak e ka cilësuar si marrëzi reagimin e bashkisë. “Bashkia e Tiranës fton opozitën mos jetë në krah të qytetarëve për mungesën e energjisë por në krahun e saj. Marrëzia e Bashës në kulm!!!”, thotë më tej Dalipi.
Deklarata e Bashkise
Në një deklaratë për shtyp,Bashkia e Tiranës thekson se është e zhgënjyer për kthimin e gjuhës së konfliktit dhe sulmeve politike. “Bashkia e Tiranës dhe Kryetari i saj, gjatë gjithë këtyre ditëve ka ndjekur orë pas ore situatën, në kontakt me komunitetin dhe përfaqësues të tjerë të zgjedhur të tij si dhe kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj CEZ, për marrjen e përgjegjësive që i takon. Shërbimi ndaj qytetarëve dhe trajtimi real i problemeve të tyre, duhet të jetë kauzë bashkimi dhe jo përçarje. Sulmet dhe shfaqjet politike nuk kontribuojnë aspak, në tejkalimin e problemeve dhe ofrimin e zgjidhjeve” deklaron Bashkia.
zoti dalipi
mos u merr me njeriun qe qesh se i ka dale boja po shiko e kontrollo punen e administrates se bashkise qe nuk po ndalon ngertimet pa leje ndertimi te disa firmave ne tirane te cilat po punojne me miratimin e eshtur te bashes dhe e dyta dyqanet e klubet qe po zene hapsirat e lira ( shiko perballe hyrjes anesore te presidences) .
me respekt
vasfi