Dalipi: Më 4 nëntor, mbledhja e Këshillit Bashkiak, opozita të vijë

redaktor

Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi ka njoftuar sot se të hënën do të jetë mbledhja e rradhës së Këshilli.

Në njoftim thuhet se bazuar në ligjin Nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, neni 31, njoftoj thirrjen e mbledhje së Këshillit Bashkiak ditën e Hënë, datë 04/11/2013 në sallën e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite si vijon: 1- Për mbarimin para afatit të mandatit të këshilltarit bashkiak Z.Bojken Lako dhe dhënien e mandatit të zgjedhurit sipas listës së subjektit politik përkatës, dhe pika 2- Të ndryshme”

Po ashtu, Dalipi ka njoftuar nëpërmjet një mesazhi në Twitter mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa ka ftuar këshilltarët e opozitës që t’i kthehen dialogut, për qytetarët.

“Mbledhja e radhes e KB te Tiranes diten e Hene 4 Nentor. 32 keshilltaret e mazhorances ftojne opoziten ti kthehemi dialogut per qytetaret”- shkruan Dalipi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *