Dalipi pret këshilltarët e Komunës së Gjakovës

anazapta

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, priti në një takim  këshilltarë të komunës së Gjakovës. Në një bisedë miqësore, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, ku ishin të pranishëm edhe këshilltarë të Tiranës, u shkëmbye eksperiencë lidhur me punën dhe funksionin e këshillit bashkiak të kryeqytetit dhe Asamblesë Komunale të Gjakovës. Theksi u vu te promovimi i gruas në vendimmarrje në këshillat vendorë dhe rolin e tyre në rritje në miradministrimin e bashkive dhe komunave, si përfaqësi e qytetarëve.

Komuna e Gjakovës, e cila drejtohet nga Mimoza Kusari Lila, funksionon mbi vendimmarrjen e Asamblesë Komunale, e përbërë nga përfaqësues të disa partive politike.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *