Dalja e Britanisë nga BE do të ndryshojë edhe pasaportën, ja si do të jetë ajo

DITA Online

 

Pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, pasaportat britanike do të ndryshojnë ngjyrë, tha ministri i Imigracionit Brandon Lewis.

Pasaportat e reja do të jenë në ngjyrë blu e do të vihen në dispozicion të atyre që rinovojnë, apo aplikojnë për pasaportë nga tetori i 2019.

Ministri i Imigracionit Brandon Lewis, tha se ishte i lumtur që po riktheheshin përsëri te pasaportat ikonike blu, të cilat janë përdorur pothuajse 100 vite më parë.

Pasaportat vishnje janë përdorur pothuajse 30 vjet pasi Britania e Madhe u bashkua me BE dhe miratuan stilin.

Sipas Indeksit të Pasaportave, 76 vende kanë pasaporta blu, duke përfshirë një numër të madh ish-shtetesh koloniale dhe Commonwealth, të tilla si Australia, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, India dhe Hong Kongu.

Disa vende të Karaibeve gjithashtu kanë pasaporta blu, duke përfshirë këtu Xhamajkën, Antigua, Babados etj.

Për sa i përket Europës, gjithashtu njerëzit nga Islanda, Bosnje Hercegovina janë të pajisur me pasaporta blu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *