Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Të gjitha mediat qeveritare dhe proqeveritare ruse në datat 20 dhe 21 shkurt u mbushën me alarmin e ri, që ngriti presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një mbledhje publike në 19 shkurt se Kosovën sëshpejti do ta fusin në NATO.
“Unë pres që brenda gjashtë muajve Kosova të pranohet në NATO dhe të detyrojnë katër shtete, Greqi, Rumania, Sllovaki dhe Spanjë ta njohin Kosovën”- deklaroi Vuçiç.
Presidenti serb nuk e shjegoi konkretisht se si do të ndodhë profecia e tij e “brenda gjashtë muajve” dhe si me Kosovën do të bëhet përjashtimi, që nuk është bërë për asnjë shtete anëtar të ri, që të pranpohet për gjashtë muaj, kur vetëm ratifikimi i dokumentave të pranimit nga parlamentet e 30 shteteve anëtare kërkon më shumë se një vit.
Presidenti serb nuk mund ta shpjegojë vërtetësinë dhe as burimet e alarmit të tij për Kosovën në NATO sepse ai ka vetëm qëllimin të nxisë Rusinë që të dalë kundër zgjerimit të NATO-s në Kosovë. Vetë Serbia nuk ka këllqe as të dalë kundër dhe as ta ndalojë procesin e natyrshëm të anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Por ai po shpik çeshtje nga hiçi dhe në kulmin e histerise antiatlatike të Rusisë i çon asaj alarmin e rrezikut të zgjerimit të NATO-s në Kosovë.
Me këtë veprim të alarmit të rremë Beogradi ka dy objektiva: edhe të nxisë Rusinë të dalë zyrtarisht kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO, edhe t’i japë pretekst Rusisë të ndërhyjë në Ballkan.
Presidenti serb e ngriti alarmin për anëtarësimin “brenda gjashtë muajve” të Kosovës në NATO në përshtatje dhe në përputhje me interesat aktuale diplomatike dhe gjeopolitike të Rusisë.
Jemi në rrethanat ndërkombëtare të një krize të rëndë dhe të një konflikti të armatosur midis Rusisë dhe Ukrainës, kur presidenti rus Putin urdhëroi në 21 shkurt pushtimin e dy krahinave lindore të Ukrainës dhe shpalli njohjen e dy krahinave separatiste si shtete të pavarura.
Një nga pretekstet, që përdori presidenti rus për të përligjur agresionin e dytë të Rusisë kundër Ukrainës është se NATO synon të anëtarësojë Ukrainën dhe Moska nuk mund ta lejojë këtë gjë.
Ka disa muaj që në qendër të konfliktit diplomatik dhe gjeopolitik midis Rusisë dhe NATO-s është çeshtja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe kjo është kërkesa e parë e planit ultimativ, që Rusia i drejtoi NATO-s dhe SHBA në 17 dhjetor 2021 për të ashtuquajturat garanci të sigurisë ruse.
Tani Putini i vogël serb po kërkon të imitojë Putinin e madh dhe po tenton të turbullojë ujrat në Ballkan dhe të shpikë një “casus belli” të re midis NATO-s dhe Rusisë me alarmin e tij të hyrjes së Kosovës në NATO brenda gjashtë muajve të këtij viti.
Serbia po i bën një shërbim të drejtpërdrejtë Rusisë dhe presidentit Putin, duke i ofruar “argumente të reja” në favor të kërkesave ruse për moszgjerimin e NATO-s në Lindje.
Në kohën që në tryezat diplomatike ndërkombëtare si ato NATO-Rusi dhe SHBA-Rusi në muajin janar 2022 është shtruar nga Moska kerkesa e moszgjerimit te NATO-s në Lindje, presidenti i Serbisë ngrihet befas dhe akuzon NATO-n se po zgjerohet në Kosovë.
Agjencia zyrtare ruse e lajmeve “Ria Novosti” organizoi në 15 shkurt në Moskë një tryezë të rrumbullakët me studjues rusë dhe serbë lidhur me Kosovën. Në konkluzionet e transmetuara nga kjo agjenci thuhet se “NATO po forcohet në Kosovë” dhe se “baza amerikane “Bondstil” është faktori kryesor frenues i dialogut Serbi-Kosovë”.
Bizantinizmi i presidenti serb qendron në faktin që ai vetë nuk guxon të dalë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO, sepse nuk e pyet kush, por ia adreson Rusisë që të ngrihet ajo kundër dhe të ndërhyje në Ballkan kundër anëtarësimit atlantik të Kosovës dhe zgjerimit të NATO-s në Ballkan.

Dalja e presidentit serb me alarmin se Kosova do të futet në NATO brenda gjashtë muajve lidhet me strategjinë ruse të shtrirjes së konfliktit pas Ukrainës në Ballkan. Presidenti serb po kërkon të shtrojë terrenin diplomatik, politik dhe gjeopolitik për Rusinë që ajo të ndërhyjë në mënyrë të drejtpërdrejtë në Ballkan kundër zgjerimit të NATO-s në Kosovë.
Kjo “rrethanë e re” e paraqitur nga presidenti serb përmban justifikimin për një valë të re tensionesh ruse në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti serb po ëndërron që Rusia të zbatojë në Ballkanin Perëndimor skemën ukrainase. Rusia vërtet e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë. Vërtet Rusia aspiron që gjitha vendet ish-komuniste të Ballkanit të jenë sferë e influencës ruse.
Vërtet Rusia ka nënshkruar me Serbinë Traktatin e Miqësisë dhe të Bashkëpunimit, të cilin Serbia do të dëshironte që të përdorej nga Moska si pretekst për ndalimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Por presidenti serb harron që për Rusinë Ukraina është një gjë dhe Kosova është gjë tjetër.
Keshtu që endrra e tij që të provokojë Rusinë të përdorë skemën ukrainase në Ballkan për Kosovën mbetet një ëndërr në diell, e cila thjesht dëshmon recidivizmin e pashëruar shovinist të presidentit Vuçiç.
Putini i vogël i Beogradit po ëndërron skemën ukrainase të Putinit të madh të Kremlinit. Ëndrra është që skema ukrainase e Kremlinit t’i kthejë Serbisë ish-koloninë e saj, Kosovën. Është naive të besosh se Rusia mund të ndërmarrë gabimin e palejueshëm tragjik të një skeme ukrainase në Ballkanin Perëndimor.
Askujt në Moskë nuk mund t’i shkojë nëpër mend se Rusia mund të fusë trupat në Ballkanin Perëndimor për hatër të Serbisë për të ndaluar zgjerimin e NATO-s. Presidentit serb dhe ndokujt që e sheh Putinin si idhull i pathyeshëm i duhet kujtuar se ishte presidenti Putin, i cili në vitin 2003 largoi forcat ruse nga Kosova.
Lojrat e vogla ballkanike, që luan presidenti serb, mbeten në ligen e tretë diplomatike të Ballanit Perëndimor. Ai po çfaqet hapur si ushtar lokal antiatlantik i Rusisë, duke qenë në rezonancë me histerinë antiatlantike të Moskës.
Kaq përunjëse është politika dhe profili i presidentit serb, sa që edhe tani që Rusia pushtoi territoret lindore ukrainase, ai mbajti anën e Rusisë. Në datën 22 shkurt Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do të bashkohet me sanksionet e reja që BE do të ndërmarrë ndaj Rusisë si ndëshkim për agresionin e saj të 21 shkurtit, për pushtimin e krahinave ukrainase dhe njohjen e shkëputjes së tyre.
Në mënyrë megallomane presidenti serb u lavdërua se atij i kishin ardhur telefonata dhe i ishte bërë presin nga vendet perëndimore që të bashkohej me sanksionet e reja kundër Rusisë, por ai kishte refuzuar.
Kryetari i parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç në 22 shkurt shprehun hapur anësinë e Serbisë me Rusinë dhe deklaroi: “Si mund të bëhemi ne me ata, që duan ta sulmojnë Rusinë, kur Rusinë e mbështet 90 përqind e populllit serb?”. Ndërkaq deputetët e partisë së Vuçiçit në 21 shkurt nisën telegramet e urimit në adresë të separatistëve, që Kremlini i njohu si shtete të pavarura.
Është sinjifikative që presidenti serb e ka nisur fushatën e tij elektorale për zgjedhjet presidenciale të 3 prillit në Serbi me një platformë antiatlantike. Në 19 shkurt në një mbledhje publike Vuçiç deklaroi se populli i Serbisë nuk do dhe nuk do të hyjë kurrë në NATO. Ai shkoi edhe më tej, duke shtjellur fantazinë e tij antiatlanike për ngjarjet e vitit 1999.
Presidenti serb po e paraqet Serbinë me pozën e viktimës, që gjoja ka vuajtur nga agresioni i NATO-s. Vuçiç paraqet një narrativë historike të shtrembëruar në stilin millosheviçian për ato ngjarje dhe mohoi se në Kosovë ka pasur gjenocid apo katastrofë humanitare.
Sipas tij nuk kanë ekzistuar as agresioni serb dhe as krimet e përbindëshme në Kosovë të forcave ushtarako-policore të qeverisë së Millosheviçit, ku Vuçiç ka qenë ministër.
Nuk mund të pritet pohimi i së vërtetës nga ministri i Millosheviçit, i cili në vend të pendesës dhe kërkimit të faljes për krimet në Kosovë, merr guximin të shtrembërojë historinë e freskët. Apologjia e krimit nga ana e Vuçiçit arriti në 19 shkurt në atë pikë sa që sulmoi kancelarin e Gjermanisë, Oto Sholc, pse i kujtoi presidentit rus Putin gjenocidin serb të vitit 1999 në Kosovë.
Në konferencën e përbashkët të shtypit me presidentin rus në 15 shkurt, kur Putini akuzoi NATO-n se ka ndërmarrë veprime luftarake kundër Jugosllavisë dhe ka bombarduar Beogradin, kancelari gjerman iu përgjigj aty për aty: ”Jugosllavia ishte kërcënimi dhe rreziku i gjenocidit dhe kjo ishte e nevojshme të ndalohej”.
Kjo e vërtetë historike i djeg ministrit të Millosheviçit, sot president i Serbisë, ndaj sulmoi kancelarin gjerman, pse i kujtoi botës të vërtetën e krimit shtetëror serb të vitit 1999.
Në konuikturat e tanishme të acarimit të marrëdhënive midis NATO-s dhe Rusisë për pushtimin e Ukrainës dhe në përplasjen e re të ashpër gjeopolitike Perëndim-Rusi, presidenti i Serbisë po luan rolin e ushtarit të Kremlinit në Ballkanin Perëndimor. Vuçiç po krijon vatrën e re të tensionit antiatlantik në Ballkanin Perëndimor, me qëllim që të zgjerojë mundësitë e një ndërhyrje dhe të një lufte të re hibride ruse në rajon.
Ndaj Vuçiç ndërmori në 21 shkurt edhe aktin teatral të vënies në gatishmëri luftarake të të gjitha forcave të armatosura serbe, në një kohë që Serbia është aleate e Rusisë dhe nuk ka kërcënim rus për Serbinë.
Nuk eshte e rastit që presidenti serb po rakordon agresivitetin ushtarak serb me agresivitetin ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Në datën 19 shkurt presidenti serb lëshoi një kërcënim të ri ushtarak në drejtim të gjithë rajonit. “ Pas disa ditësh do të shihni se sa e fuqishme është Serbia dhe do t’ju gëzojmë me disa sisteme armësh, të cilat përfaqësojnë një nga armatimet më të fuqishme sot në botë”- deklaroi Vuçiçi.
Është një kërcënim i ri, që duhet të tërheqë vëmendjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe shtetet e tjera të NATO-s në rajon. Serbia nuk po armatoset me “ armët më të fuqishme të botës sot” për sytë e bukur të “Ballkanit të hapur” dhe as për katër liritë jugosllave të tij.
Serbia po armatoset kundër NATO-s dhe shteteve të NATO-s në Ballkan. Po armatoset kundër Kosovës dhe kundër Shqipërisë. Qeveria e Tiranës duhet të ulet me këmbë në tokë dhe të shohë në sy rreziqet serbe në drejtim të dy shteteve shqiptare dhe të kombit shqiptar.
Serbia dhe Rusia po bashkëpunojnë me shpejtësi për të krijuar pretekste artificiale të tensioneve dhe të ndërhyrjes. Nuk qe thjesht lajthitje informative ajo e ministrit të jashtëm rus Lavrov në 18 shkurt se në Ukrainë ka mercenarë nga Shqipëria dhe nga Kosova.
Menjëherë pas tij për ta fryrë çeshtjen u ngrit presidenti serb Vuçiç në 19 shkurt dhe njoftoi se do të kërkojë në Moskë informacione për mercenarët nga Kosova në Ukrainë. Në fakt e ka më lehtë të shikojë inormacionet e publikuara në mediat botërore për qindra mercenarët serbe, që kanë tetë vjet që luftojnë përkrah forcave separatiste ruse në Ukrainën Lindore dhe janë rekrutuar nga kompania e njohur privato-shtetërore ruse e mercenarëve “Vagner”.
Për t’i dhënë një nivel më të lartë agazhimit të Serbisë në funksion të strategjisë ruse të tensioneve nga Ukraina në Ballkan, presidenti serb doli me shpalljen se Kosova brenda gjashtë muajve do të hyjë në NATO. Është një alarm gjeopolitik fals i Serbisë, e cila nuk mund të arrijë qëllimet e tij.
Kosova është shteti, i cili është gati me popull dhe me autoritete të hyjë që nesër në NATO dhe është e kuptueshme për një shtet, të cilin e çliroi NATO nga kthetrat e përgjakëshme të Serbisë.
Por anëtarësimi në NATO ka rregulla, kritere, procedura dhe procese. Natyrisht varet nga Aleanca Atlantike se kur do të vijë ai moment. E vërteta është se Kosova proatlanike dhe properëndimore nuk mund të rrijë si gropë e zezë jashtë arkitekturës atlantike të sigurisë dhe anëtarësisë në NATO.
Ajo që mund të thuhet është se ka ardhur koha që NATO të gjejë një modus vivendi lidhur me pengesën e anëtarësimit të Kosovës, që përbën mosnjohja e saj nga katër shtete anëtare. Diplomacia e vendeve kryesore perëndimore anëtarë të NATO-s ka aftësinë dhe vizionin krijues që të gjejë format që Kosova të arrijë te anëtarësimi në NATO.
Është realieti, ku Kosova do të jetë pjesë një ditë dhe sa më shpejt të jetë ajo ditë, aq më mirë është për Aleancën Atlantike. Ky është mësimi që del nga agresioni i ri rus në Ukrainë dhe nga kërcënimi i ri konkret, që i kanoset Europës dhe Perëndimit. Kosova i përket NATO-s dhe Kosova është NATO.
——-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Une kete Rumanine nuk e kuptoj,.se gjarperin grek qe rri gati ku te kafshoje,,e di,,por kete Rumanine nuk e kuptoj,pse nuk e njeh Kosoven.
Historikisht prej Rumanie filloi Rilindja Kombetare.
Shqiptaret u sakrifikuan per lirine e atij populli nga zgjedha e kishes greke dhe zgjedha e pashallareve turq.Dreqi i merr vesh konjukturat.
Na beri enver hoxha hasem me te gjithe.
Rumania nuk e njeh thjesht sepse ka problemin me transilvanine. Kosova dhe transilvania jane te ndryshme si ceshtje, po ja pra qe per popullin e thjeshte dhe grabitqaret diktatore jane nje lloj. Rumania do e bente patjeter po te ishte ne nje pozite tjeter. Spanja po ashtu. Greqia gjasme nga qipro. Ndersa Sllovakia nuk e kuptoj pse.
Ballkani i hapur, serenata e naltmadherise se tij, Ram-sesit te fryre si gjeli ne pleh, serenate dashurie me kasapin shekullor te Ballkanit.. Kritikat nuk vlejne me per qeverine ramoide. Ka ardhur koha qe ai me gjithe shpuren e skiftereve dhe korbave te tij te dale para drejtesise! Cdo gje ka nje fund, sic ka edhe fillimin. A nuk ka ardhur koha per te marre kthesen e madhe, te vertete drejt Perendimit?
perendimi ka pjerth prandaj putini eshte trim.
perendimi ka pjerth se pret e percjell zagaret e ballkanit te gjithe pushtetaret e ballkanit duhet te shpallen non grata e ti konfiskohet cdo pasuri qe kanr ne perendim ne emrin e familjareve e ofshoreve
me ti lepire bythen nuk behet
shpall non grata berishen e i puth bythen pjelles te berishes lulushit
ka pjerth perendimi e tregoi me mire siria e afganistani mjere mileti qe do ngrohet dimrit me bajgat e lopeve te thara beharit
1. Ndofta po pregatit terrenin qe kur Kosova te pranohet ne Nato, Vucic tu thoje veteraneve te Milishevecit se jemi te detyruar ta pranojme edhe ne njohjen e Kooves.
Varjanti i dyte:
2. Po i mori Putini dy krahinat me banore Ruse ne Ukraine, pra i deklaron pjese te Rusise, Serbia nuk mund te kete me, per problemin e Kosoves, perkrahjen e Rusise.
3. Ajo do inkurajohet qe te perpiqet te mare pjesen e banuar me serbe ne Bosnj Hercegovine.
4. Pas kesaj, mundet dhe duhet, qe Ballkani Perendimor te perkrahet teresisht nga popullata shqipetare.
Presidenti Putin ka thene disa here se per Krimene dhe Kosoven duhet Referendum ku keta me Vetvendosje (kete fjale ka perdorur) te zgjedhin fatin e tyre.
Nese kjo perkthehet nga Joe ne Uashington dhe Shabani ne Tirane si shtrirje konflikti nga Ukraina ne Ballkan, kjo tregon vetem ate qe plakushet Joe dhe Shabani duhet te shtojne dozen e ilacit te gjumit qe mos shohin enderra syhapur.
Rusia kurre nuk ka per ta njohur kosoven, sikur dhe gjithe europen te marre. E ka krahasuar thjesht per ti lene dopio gjashten perendimit dhe per konsumim te brendshem. Ne rusi po rriten gjenerate me mendimin qe serbise i eshte bere nje padrejtesi e madhe. Propaganda nuk fle. Ajo gjithmone ecen me parimin beni si them une por jo si bej une. Duhet te jeni te qarte e te mos enderroni keto. Thelbi i diplomacise ruse eshte tjeter thua, tjeter bej. Kjo ne shekuj keshtu.
Nuk di njeri c’do beje Rusia, ama dime se Perendimi nuk i kthe pergjigje Putinit per ate Referendumet qe ai propozon ku Kosova e Krimea te shprehin vullnetin ne menyren me demokratike per te ardhmen e tyre. Kjo tregon me mire se sa historite qe Perendimi nuk eshte i pergatitur te pranoje verdiktet popullore ne Kosove, Krime e kudo. Tryezat e kota e te pafund mes Kosoves e Serbise jane presion i Perendimit, jo i Rusise.
Ky i vjen hakut vucicit,do e shkatrroj.
Edhe ukrainen shaba do e shpetoj.
Mire e kini ju z. Murati, por Serbia ngrehoset kur BE e ka mbyllur Kosoven sikur pulat ne qymez. Eshte i vetmi popull ne Europe, qytetaret e te cilit, me metoda nga me absurdet ju mohoet levizja e lire. A nuk eshte veprimi i BE-se antikosovar dhe antiatlantik?
Kur do ta kuptojne Shabanet,Mah-Mutet,Abdullahet,Salihet,Eduartet (Edi) Eltonet,V(W)ilsonet,se Identiteti Kombetare nuk eshte ceshtje e Negociushme.Kur do hiqni dore nga Turqia kjo eshte ceshtja.Serbet ndihen sllave si Anglezet ndihen Angleze ne Australi,Sh.B.A,Canada,Ishujt Malvine,Gjibraltare,Afrike te Jugut etj.Dhe keto shtete qe flasin nje Glosa (gluhe) por ndryshon Emertimet geo-Grafike nuk kane “Luksin” te kerkojne llogari perse Sllavet jane dhe ndjehen Sllave.Kroatet deklaruan (declare) qe ne nuk do behemi pjese e bombardimit te Rusise.
Sa per ate Bizantinim zoti Shabani.Cfare ti besh.Keshtu ishim perpara se te vinit you Var-varos (barbaret) e Mongolise.
Per fat (fate angl) te keq tuajin qe e consideroni veten “Aftohthonus” dhe tonin si Vorio Epirote te Kastriotit ,Maqedhonas,Ilyre,Ionia ku eshte sot Turqia tuaj e dashur,Magna Grecia etj ky popull (popola ital) i degjeneruar Identikisht dhe Historikisht.Nuk e kuptoni qe i kini duart me gjak o mavrinj me boje qe kini ndryshuar te gjitha Topo-Onomatos (toponimet) Greke te Vorio Epirit,Turqise por edhe Istitucionet Arabe jane si kerpudha.
Kurse Italia fashiste dhe armike e popullit tone Epirote qe ka te pushtuar magna Grecian nuk i ka ndryshuar toponimet rrenjesisht.
P.sh Nea Polis (Qitet i ri) i ndertuar nga Kombi Greko Ilyre quhet Napoli.
U quajt Nea Polis se me perpara quhej Parthenopia.Parthenos ne gluhen Greko-Ilyre quhej e Virgjer “shqip” nga Virgin.Sic quhet sot Dhodhonis dhe ju Turkoalbanians e quani Dodone!
Malin e Tomorit te Aliut e consideroni “Te shenjte”.
Medoemos.Ilyret ishin Osmane.
Sa per Sllavet mire bejne kur gjejne turq ne Ndergjegje si puna tuaj ashtu sic beren fashistet me kombin tone Greke.
Por you i beni qejfin vetes qe Pirrua i Epirit ishte Arnaute.
Mesa di une.Kombi dhe Identiteti i Tij eshte i Shenjte (Identity este Saint) dhe nuk tradhetohet.
Vucici “bravo” i qofte se Serbia njohu vellezerit e tyre Bullgare me emrin Maqedoni me Evllogine dhe presionin e Natos qe Makron e declaroi te vdekur.
Perse?
Sepse per Angloamerikanet Turqia dhe Milloshevici i Saj Qemal Ataturku qe ne 1922in hodhi ne det Nena,Pleq,Femije ne Bosforin e pushtuar eshte jetike.
E dine te vetequajturit “Skiptare” qe ne 29 Maj 1453A.D u mbushen rruget me kufoma dhe gjak nga Sulltani me pushtimin e Kostantinopolit e Perandorit Ilyre Megas Kostantinos?
Po ne 1950A.D tashme Stamboll u moren pasurite ish Epiroteve,Ilyreve,Maqedhonasve turqit e Mallkuar te Ataturkut me Evllogine e Perendimit Barbare?
Keto pasoja i pagoi populli (pagare popola ital) i pafajshem dhe i turqizuar nga pushtuesuit Osmane te ashtuquajturit came te Thesprotise.
Keta jini you o Shaban.
Perendimi ka nevoje per You.
You te ashtuquajturit Arber qe kini nje ‘hero” Vorio Epirote do thonim sot Kaurrin e Derrit Jeorgios Kastriotis jini nje thike pas Shpine per kombin Greko Ilyre.
A e kini bere pyetjen perse Colonizatoret angloamerikane nuk mbeshteten te ashtuquajturit Arvanitas qe luftuan per tu cliruar nga Osmanet por you mbeshteten youve si turq?
Sa per “Drejtesi” ka vetem ne Boten tjeter zoti me Emer dhe Mbiemer turk Shaban Murati.
Keto fjale (deklarate) te Vucicit, qe duket jane shprehur per konsum te brendshem, perderisa asnje nga agjensite e lajmeve te vendeve te tjera i ka percjelle me tej, (une gjithashtu nuk i kam degjuar), Shaba na i nderkombtarizon, te pakten edhe ne treven e shqip-folesve! Kosova ka nje problem tjeter te madh dhe nuk ka pse te mbaje ne shpine te tilla akuza, ka problemin e njohjes nga Serbia dhe hyrjen ne UNO (OKB) dhe jo problemin e hyrjes ne NATO, qe mund te shkaktoje gjithashtu nje tension te ri te panevojshem, e qe ndikimi i se ciles eshte vetem diku me tej, bie fjala ne Ukrahine e gjetke, cfare mund te sjelle zgjerim te konfliktit atje me tej, gje per te cilen kosova nuk ka lidhje e nuk ka pse te mbaje pergjegjsi! Nderkombtarizimi i fjaleve te Vucicit nga Shaba con keshtu uje ne mullirin e nacionalizmit serb dhe nxitesve te luftes diku me tej! Bravo Shabe, terbimi yt po u sjell shqiptarve dhe kosovarve bananen me dy kivi!
Mendoj qe esht qesharake te hedhesh balt mbi serbin , kur gjysmen e politikes shqiptare sot e drejton sherbimi serb si majtas dhe djathtas duke filluar nga Saliu dhe treçereku PDs me lulin ne krye , e deri tek rama me janullatosin ne krye si oficer i asfalis greke , dhe duke vazhduar ke treçereku televizioneve tona dhe gazetave tona qe jan financuar dhe ngritur qe pas 90 tes me parat e sherbimit serb dhe atij grek , ne jemi komplet te varur nga serbia dhe greku naj kan mar kalan nga brenda me zuzaret tan antishqiptaret tan qe shiten si patriot dhe e shkaterruan kte vend deri ne themel bashk me ushtrin e mbrojtien , kto ishin detyrat e ktyre dy sherbimeve dhe zuzaret shqipfoles qe kan qen deri ne presidenc dhe ne ter parlamentin e ben realitet deshiren e serbis e te grekut , Amerika vet i mbeshteti kta pushta antishqiptar dhe tani ti pij lengun ballkanit mos haj mut kot , se nese ne kte vend politiken do ta drejtonin patriotet dhe shqiptaret e vertet ballkani ishte i siguruar me perendimin se furnizohej me armatim ushtria si ne shqiperi dhe kosov me te tera mjetet moderne dhe e benin zap serbin , por vet amerika me tradhtarin e amerikes rairsonin qe erdhi nga. Beogradi ne shqiperi ne vitet 92 ishte ky pusht politikan qe mbeshteti te ter agjentet serb dhe grek per te shkaterruar xhdo gje ne kte vend , ky e drejtoj lukunin e agjenteve antishqiptar nga kryesori Saliu deri tek muli dhe ata qe dilnin me tre gishta ne shesh , ateher Amerika po korr ate qe mbolli me rairsonin , rusis nuk keni çti beni ajo zoteron vet lindjen ballkanin e zoteron serbia si shteti me i militarizuar ne. BAllkan si tutori i shqiperis me an te tradhtarve dhe agjenteve qe ndodhen ne politiken ton por qe bejn polituken e shtetit serb sa her ai kanevoj , prandaj i pushkatonte tradhtaret Enver Hoxha dhe e gjith bota se nuk kan qen busallej , ja si ta katandisin vendin tradhtaret shikoni kelyshet e ish kolaboracionisteve dhe te ter ish agjentet e fjetur grek e serb qe u zgjuan kur ra PPSHja se sa ish ajo e dinin qe hanin plumbin dhe sja mbante bytha , o ZOT ruaje shqiperin nga shqiptaret antishqiptar dhe nga shqiptaret qe nuk njofin atdhe .
O Ambasador!
Perse duhej te shkruaje “Serbia kerkon te i rikthehet kolonia Kosove” ishte e domosdoshme !? Kujdes me terma. Kur ka me miliona shprehje te tjera.