Dalja nga BE, supermarketet britanike krijojnë rezerva mallrash

Dita

Kryeministrja Theresa May po përpiqet të bjerë dakord për një marrëdhënie afatgjatë me unionin, duke qenë se Britania do të largohet nga BE më 29 mars të vitit të ardhshëm.

“Sunday Times” ka cituar një ministër të paidentifikuar të qeverisë britanike, i cili ka thënë se ushtria e Britanisë do të ishte e gatshme të jepte ushqime dhe ilaçe, në rast se pas Brexit do të ketë vonesa në porte.

“Ka shumë planifikime civile të paparashikuara, nëse nuk do të ketë asnjë marrëveshje post-Brexit me BE-në. Kjo nuk na frikëson aspak, pasi thjesht po punojmë për të pasur zgjidhje alternative”, ka thënë ministri i qeverisë May.

Supermarketet, duke përfshirë edhe rrjetin “Aldin”, i cili është me pronësi gjermane, u kanë kërkuar disa furnizuesve që të mbajnë rezerva ekstra të mallrave si çaji dhe kafeja.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • “duke përfshirë edhe rrjetin “Aldin”???
    “ALDI”,për këtë e keni fjalën??
    “n” është pak si tepër!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *