Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Dalja nga Champions League, Juventus përgatit largimet
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Dalja nga Champions League, Juventus përgatit largimet
Sport

Dalja nga Champions League, Juventus përgatit largimet

redaktor
Published December 14, 2013
Share
SHARE

Asnjë lojtar i Juventusit nuk e ka më të sigurt vendin në klubin bardhezi pas eliminimit nga Champions League. Skuadra e Antonio Kontes është në prag të një revolucioni, ku më të rrezikuarit janë ata që kanë treguar formë të dobët deri në këtë pjesë të sezonit dhe më shumë nga të gjithë rrezikojnë Markizio, Vuçiniç, Xhovinko e Kualjarela. Vidal dhe Pogba janë të vetmit që, të paktën deri tani, cilësohen si të paprekshëm dhe si elementët bazë mbi të cilët do të ndërtohet skuadra e re. Megjithatë, mbetet për t’u parë se sa mund t’u rezistojë klubi tentativa për t’ia marrë dy lojtarët, të cilët kanë admirues të shumtë. Shumë shpejt do të rinisin bisedimet me agjentin e francezit për rinovimin e kontratës. Ajo do të jetë me përmirësim të kushteve ekonomike, ndaj bardhezinjtë janë të detyruar të shesin dhe Markizio është lojtari që ka më tepër klube që i janë vënë pas, brenda e jashtë Italisë. Tre të tjerët rrezikojnë sepse sulmi ka shumë lojtarë dhe Kontes nuk i intereson mbipopullimi. Llorente e Tevez janë dy titullarët, kështu që për të tjerët ka pak vend, sidomos pas eliminimit nga Champions, edhe pse skuadra do të luajë në Europa League, me synimin për të dalë patjetër në finalen që luhet në stadiumin e saj. Ndërkaq, te kampionët e Italisë nuk është shuar ende zemërimi për humbjen e pësuar nga Gallatasaraj. Reshjet e shumta ranë për të dyja skuadrat, por pamjet televizive treguan qartë që pjesa nga sulmonte Juventus në pjesën e dytë ishte shumë më e dëmtuar se pjesa tjetër e fushës. Dyshohet për prishje të qëllimtë para rifillimit të ndeshjes, pasi turqit do të sulmonin më pak se 15 minuta në atë anë, ndërsa pas pushimit aty duhej të punonte Juventus. Dyshim për akt të qëllimshëm forcohet nga ngjarja e vjetshme me CFR Kluzh, trajneri i së cilës u ankua se në gjysmëfushën ku sulmonin rumunët nuk ishte hequr uji i shiut në pushim, ndryshe nga ana tjetër e saj.

redaktor December 14, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?