Pas romanit të tij autobiografik “Deti pa dallgë”, ku trajtohet tema e emigracionit, e kësaj epidemie të këtij shekulli, që infektoi mbarë botën dhe në veçanti popullin tonë, problemet, lufta për t’u punësuar dhe integruar në shtetet fqinjë, ai vjen para lexuesit me librin e tij të dytë, po kaq realist, “Dallëndyshet pa fole”.
Qysh me romanin e tij të parë “Deti pa dallgë” shkrimtari Rezart Palluqi shfaqi një aftësi dhe talent mjaft të qartë prej prozatori me të ardhme premtuese. Qartësia e mendimit, thjeshtësia e të shprehurit me një gjuhë mjaft popullore dhe filozofike, kthjelltësia e ideve dhe mesazheve të përcjella në prozën e tij, janë të kapshme për çdo kategorie lexuesish. Këto cilësi, e bëjnë lexuesin të përthithë me ëndje faqet e këtij romani dhe përsëri të mbetet pengë për të mësuar edhe më tepër për fatin e heroit dhe qindra mijëra shqiptarëve që kacafyten me vështirësitë dhe përbuzjen atavike në vendin fqinjë.
Ndërsa në këtë roman, që sot kemi në dorë, “Dallëndyshet pa fole”, Rezarti është bërë më i pjekur, më kërkues ndaj vetes dhe krijimtarisë së tij artistike, por edhe me kërkesa më të larta për temën që trajton.
Në këtë roman autori prezantohet përpara lexuesit me një stil herë surrealist, herë realist, duke ndjekur me kujdes uljet e ngritjet emocionale të personazheve dhe problemeve që ata bartin. Subjekti i romanit ka një natyrë ekzistenciale, ndërsa personazhet hallakaten në ëndrrat, dëshirat, ambiciet dhe telashet e përditshme. Ëndrrat e tyre shpesh herë janë surrealiste, ato përfshijnë dëshirën për të mbrojtur vlerat më të bukura të jetës, edhe pse vetë ata rrëshqasin në mënyrë të pavetëdijshme në humnerën e gabimeve dhe vazhdën trashëgimore të prindërve të tyre.
I gjithë subjekti i romanit mbështetet mbi dramën e dy personazheve kryesor, Agimit dhe Florencit, në ëndrrat, dëshirat, vuajtjet shpirtërore e fizike, familjare e shoqërore, konkurrencës së pandershme të biznesit që kanë marr mbi shpatulla, dashurive të pafata dhe shpesh brinare të njëri – tjetrit, mos përputhja e karaktereve të bashkëshortëve etj.
Por ndërsa Agimi, antiteza e Florencit, njëri punëtor, i urtë dhe naiv, çdo gjë e ndërton me djersën e ballit dhe ndershmërisht, në të kundërt është Florenci, që paraqitet me një karakter të veçantë, që çdo gjë e bën tinëz dhe pa shfaqur pikë dhembshurie për viktimat e tij. Qëllimisht autori ka vendosur përballë njëri – tjetrit dy çifte, ku në secilën anë të njërit, dy lidhje martesore nuk ngjajnë dhe bëhen shkak për pabesi dhe tradhti bashkëshortore.
Kemi përballë dy djem plot ëndrra dhe dëshira për ta ndërtuar jetën e tyre në atdheun e vetë, njëri në biznesin e luleve dhe tjetri në atë të varrimeve (sa çudi, në përshtatje me karakterin e secilit!), për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë emigrimit, kësaj plage të shoqërisë shqiptare post komuniste, por dy tipa mjaft të kundërt në karakter edhe pse shokë kurbeti e fëmijërie. Po kështu edhe shoqet e tyre të jetës (autori sikur do të ekuilibrojë dobësinë e biznesmenëve të rinj me karakteret e kundërta edhe të grave të tyre), janë po aq të ndryshme sa edhe burrat e tyre. Agimit, këtij djali punëtor dhe të padjallëzuar, autori i ka vënë përkrahë një ish prostitutë, që ende ka mbetur robinjë e zakonit të saj të përbuzur. Ndërsa mashtruesit Florenc, të pabesit, bukëshkalit, i ka vënë pranë një grua shpirt mirë, poete me të ardhme, me një botë mjaft të pasur shpirtërore. A nuk duket sikur autori ka dashur t’i ekuilibrojë këta dy çifte?
Por ujku qimen ndërron, zakonin jo. Po kështu, deri në fund të romanit, Florenci nuk evoluon, përkundrazi më tepër shthuret, ndërsa kurorë-shkelësja Emine, gruaja e Agimit, vazhdon të tradhtojë fare sheshit, duke shkatërruar pas shpine atë që i shoqi e ka ndërtuar me mish e shpirt.
Por ajo që të befason në romanin “Dallëndyshet pa fole” të autorit R. Palluqi, është piktura peizazhiste e imazheve të tij. Atje ky thyet vështrimi i tij, ku syri përqendrohet dhe fantazia merr krahë, peizazhi duket aq i vërtetë, aq realist dhe i prekshëm, sa të bëhet se edhe ti je pjesë e këtij vëzhgimi.
Personazhet janë skalitur me daltën mjeshtërore dhe të ngelen në mendje edhe pasi e ke mbaruar që lexuari romanin, por më tipik dhe më interesant, për botën e saj të pasur shpirtërore, për ndjenjat e holla, të brishta dhe të pastra, është poetesha Mimoza, e shoqja e Florencit, antipodit të saj, të lidhur ngushtë me dashurinë për lulet dhe veçanërisht dallëndyshet. Ajo nuk kursehet të porositë 100 kuvli që të jenë të gatshme të presin dallëndyshet në ballkonet e zbrazur të shtëpive të emigrantëve. Ikja e tyre, familjeve emigrante dhe prishja e foleve të dallëndysheve nën ballkone, i kthehu ata (ballkonet) në një shkretëtirë të pa jetë, pa cicërimat gëzim-ndjellëse të këtij shpendi të ngjashëm me vetë emigrantët.
Kjo është edhe maja filozofike e romanit: dallëndyshja merr karakter simbolik dhe presupozon jetën e shumë djemve dhe vajzave që i kanë kthyer kurrizin vendit të tyre për një jetë më të mirë, kur ata me punë dhe me djersë mund ta gjejnë atë po aq të begatë në vendin e tyre.
Dallëndyshet po kthehen, ato kanë nevojë për jetën dhe frymën e njerëzve në shtëpitë e zbrazura, kanë nevojë për foletë e tyre, që çuditërisht kanë mbetur të cunguara dhe bosh. Pra, sipas idesë së autorit, duket se nëpërmjet tyre trumbeton një thirrje e fuqishme për të sensibilizuar shqiptarët që t’i kthejnë sytë në vendlindje, aty ku jeta e tyre nisi. Dhe këtë ide ai e ka realizuar në së miri me librin e tij “Dallëndyshet pa fole”, të cilin lexuesi do të ketë vetë fatin ta ketë në duart e tij.

librin dallendyshet pa fole e lexova perpara disa ditesh, me pelqeu gjuha origjinale, skalitja e personazheve, por edhe koncepti i bukur, sherbimet varrimore dhe serra me lule, urime autorit
kam marre pjese ne promovimin e librit ne shkollen pedagogjike ku jam edhe nxenese. Librin e lexova me andje deri ne faqen e fundit. Autori rezart palluqi me beri pershtypje te madhe per kulturen e dialogut, ai u soll si nje njeri i thjeshte, stimuloi te pranishmit te bejne pyetje pa u ndrojtur, pergjigjet e tij ishin te mprehta, dhe mbreslenese. ai na uroi te gjitheve qe te mos emigrojme por ndertojme jeten tone ne shqiperi, urime autorit, teuta
Romani i cili eshte botuar ne Shtepine Botuese “Jonalda” eshte vertet nje arritje e krijimtarise letrare te prozatorit te ri Rezart Palluqi. Nuk eshte rastesi qe Rezarti trajton temen e emigracionit, por ne kete rast, ndryshe nga libri i pare e shikon brenda Shqiperise, pra me pasojat qe sjell emigrimi ne jeten e shqiptareve. Fabula e autorit e trajtuar ne ronanin “Dallendyshet pa fole” eshte aspekt i realitetit te njerezve te cilet kerkojne nje jet eme te mire. Ceshtja e edukimit te te rinjeve dhe pershtatjes se tyre me realitetin e Shqiperise postkomuniste eshte nje problem sa i madh dhe i dhimbshem. Nga njera ane kerkohet ngritja ekonomike dhe ne anen tjeter nje jete me e mire por qe nuk del dot nga suaza e nje edukimi psikologjik qe nuk rrezaton qytetari te nivelit te popujve vertet te qytetruar. Rezart Palluqi, i cili e njehe mire mentalitetin, psikologjine dhe realitetin shqiptar, por edhe realitetin e migracionit dhe te emigranteve shqiptare, e sjell bukur dhe teper terheqese fabulen e trajtuar ne roman. Nuk e teproj aspak kur them se arritja e ketij autori ne kete veper eshte nje ngjitje e befasishme. Lexuesi shqiptar ka mundesine qe te lexoj nje veper qe e meriton te vendoset ne radhen e librave te zgjedhur te bibliotekes familjare dhe personale. Dhe kjo eshte merit e autorit Rezart Palluqi.
titulli i romanit shume i qelluar, edhe gjetja e zyres funerale me lulet mjaft e forte, titulli ilustrohet ne fund me dhurimin e kuvlive te dallendysheve emigranteve,
nuk jam dakord me autorin e kritikes, Kujtim Agalliun, ne dy pika: autori i librit nuk i paragjykon Florencin me Eminene, sepse Florenci s’eshte aq negativ sa kritiku shprehet, edhe Emineja ka arsyet e saj te forta te rreshqase e tradhtoje Agimin, ky i fundit emigron per kohe te gjate, dhe eshte i zene shume me punen, serren,
Emineja perdhunohet psikologjikisht nga fqinji i saj, dashnori, i cili e kercenon ate se nese nuk shkon me te ne kravat ai do e beje publike maredhenien e fshehte, shkurt,
do ishte mire qe kritiku t’i analizonte me kire personazhet dhe te mos i gjykoje ato bardh e zi, sepse autori i librit i jep ato me ngjyra,
librin nuk e kam lexuar por diku, me duket tek forumi shqiptar lexova intervisten e autorit, mjaft briliante, ai thot nder te tjera se dialogu eshte mbreti prozes time, sikur dialogu te ishte edhe mbreti i politikaneve tane ?! sa mire do ishjte atehere
Romani ” Dallendyshet pa fole” i shkrimtarit te ri Rezart Palluqi, eshte i realizuar mire katerciperisht, per te mos u shprehur me superlativa.Ka karaktere te realizuar, intrige qe te ben te mos e leshosh librin nga dora, deri ne faqen e fundit.Jane njerez qe gjenden ne udhet e jetes se tyre, here te sukseshem e here te gjendur ne situata te pakendshme.Here nga mefshtesia per te care veshtiresite, e here te lidhur me fije qe i mban ne dore keq qeverisja e vendit. Romani eshte si nje akuze qytetare, drejtuar shtetit e shoqerise, per te bere me shume qe “dallendyshet te mos mbeten pa fole” Rezarti eshte ne rruge te mbare te shkrimesise. Ky roman eshte nje ngritje vertikale e vlerave qe percjell, ne krahasim me romanin e pare. Urime!
Një letërsi pa pikën e vlerës,po quhet letërsi e mirë?!për mendimin tim ka dy shpjegime:1)te tjeret që shkruajnë,se kanë haberin e letërsisë fare ose e 2)janë lexuesit që s’kuptojne letërsinë me nivel!kam degjuar diku që veprat e këtij i mbajnë për “kryevepra”?!nuk kam fjalë..
Ne romanin tuaj dallendyshe pa fole keni trajtuar hapin e dyte te nje emigranti ose me mire te ardhmen e nje emigranti ne vendin e tije.Me nje stil te ri e me ide te percjellura permes personazheve qe vete sgjedhja e ketyre personazheve perben idene me te madhe duke i shtjelluar me art te vertete pa ndikime te rrymave dytesore por permes dialogjeve te sgjedhur e gdhendur mire artistikisht parametra keto qe e bejne romanin tuaj aktual me shume ne cdo dite qe kalon!Komplimenti presim akoma nga ju me te tjere shkrime te ketij niveli,qe une personalisht do ti lexoj me kenaqesi pasi eshte art i kohes!
kapitulli i fundit tmerresisht i bukur, sidomos fragmenetet kur dy personazhet dhurojne lule, dialogu me gazetarin serb shume domethenes,
e kam lexuar me kenaqesi,
arben duka, korce
Roman i rëndomtë..
Roman o stilit kurveror e pa pike arritje artistike