Artisti kanadez Von Wong, ndërtoi instalacionin “Strawpocalypse” në Saigon të Vietnamit. Instalacioni është imitim i një dallge apokaliptike, i cili u realizua me pipa plastike të mbledhura në rrugët e Vietnamit me ndihmën e vullnetarëve.
Misioni ishte edukimi i konsumatorëve dhe ndërgjegjësimi i tyre mbi përdorimin e plastikës dhe rreziqeve që ajo paraqet për detet dhe oqeanet.
Dallga apokaliptike është ndërtuar me 168,000 pipa plastike, të cilat mund të jenë blerë për më pak se 20 euro, ndërkohë dëmi që ato shkaktojnë në mjedis është i madh.
Nga shkencëtarët vlerësohet se në oqeane janë të depozituara mbi 6 milion ton mbetje plastike, e cila në det mbetet e pa asimiluar për 450 vjet. Gjithashtu, ata vlerësojnë se deri ne vitin 2050, në aspektin e peshës, në det mund të ketë më shumë plastikë sesa peshq.
Edhe pse Vietnami përfaqëson vetëm 1.26% të popullsisë botërore, ai është përgjegjës për 6% të shpërndarjes së plastikës në oqean.
Edhe më parë Von Wong ka realizuar projekte në mbrojtje të mjedisit.
Në vitin 2016, duke vlerësuar se një qënie njerëzore përdor 167 shishe plastike në vit dhe në 60 vjet 10.000 të tilla grumbulloi 10,000 shishe plastike për të realizuar projektin “Mermaids Hate Plastic”, përmes një sirene në një det me mbetje plastike.


j.l./dita
