Në Vlorë dhe në Durrës është pezulluar lundrimi detar për shkak të motit të keq.
Sipas informacioneve, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk është nisur nga porti italian për shkak të dallgëve të forta.
Sipas kapitanerisë në det të hapur ato arrijnë deri në 7 ballë, ndërkohë për nisjen e punës në port do të ketë një njoftim të dytë nga autoritetit portual Vlorë.
Edhe në Durrës është pezulluar puna në Port për anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm dhe për anijet e peshkimit.
