Dallgët nxjerrin një kufomë në bregdet tek Gjiri i Lalzit

redaktor

Dallgët kanë nxjerrë një kufomë në breg të detit.

Kufoma e një mashkulli rreth 50 vjeç është konstatuar sot nga pushues tek plazhi i Gjirit të Lalzit.

Forca të shumta policia mbërritën në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Burime nga policia thanë se nga këqyrja e kufomës bëhet fjalë për një burrë të moshës 50 vjeç.

Nga ekzaminimet e para mjekësore rezulton se viktima mund të ketë vdekur si pasojë e një ataku kardiak teksa lahej në det.

Po kështu mjekët konfirmojnë se trupi ka disa ditë në det dhe se nuk është mbytur 24 orët e fundit.

Kufoma u dërgua në morgun e spitali në pritje të identifikimit të tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *